INSPEKTORI I PËRGJITHSHËM I SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT BLEND ÇOBANI U LIRUA NGA DETYRA ME VENDIM TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE: NË VEND TË TIJ U EMËRUA RAFAIL MILO.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 28, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Inspektori i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, Blend Çobani, është liruar ditën e sotme nga detyra.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë u vendos që në vend të tij si Inspektori i Përgjithshëm i SHISH të emërohet Rafail Milo.
Njoftimi i VKM-së | LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: Z. Blend Çobani, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Rafail Milo emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments