INSTALIMI I IOS 17.2.1 RREGULLON NJË PROBLEM MADHOR NË IPHONE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 26, 2023
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Përditësimi iOS 17 ka qenë një ndryshim përditësimesh i madh, por, sasia e problemeve që u shfaqën, ndryshuan përshtypjet e përdoruesve, rreth platformës.
Fillimisht sistemi operativ debutoi me probleme të mbinxehjes në modelet iPhone 15 Pro.
Apple e trajtoi këtë problem me versionin iOS 17.0.3.
Tani kompania ka dërguar përditësimin iOS 17.2.1 i cili, trajton problemet me konsumin e baterisë në iPhone.
Përdoruesit kishin raportuar më herët se bateria konsumohej me shpejtësi.
Apple tashmë ka nisur testimin e iOS 17.3 i cili do të jetë një përditësim i rëndësishëm nisur nga funksionalitetet që do të sjellë si Stolen Device Protection.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments