INTELIGJENCA ARTIFICIALE DHE ROBOTËT: SAMSUNG FOKUSOHET TE HUMANOIDËT PËR PUNË | KA KRIJUAR “HUBO”-n; NJË ROBOT ME DY KËMBË QË KONSIDEROHET I PARI I KËTIJ LLOJI NË KORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 6
- 2 min read

Seul, Kore e Jugut | Nga inteligjenca artificiale në telefonat inteligjentë te robotika.
Kompania Samsung Electronics ka konfirmuar investimin e saj në kompaninë koreane Rainbow Robotics, e cila, është e specializuar në robotët humanoidë.
Pas blerjes së 14.7% të aksioneve në vitin 2023, gjigandi do të ushtrojë opsionin e tij të blerjes për të rritur pronësinë në 35%, duke e bërë efektivisht Rainbow Robotics një filial të konsoliduar.
Masa synon të forcojë rolin e Samsung-ut në sektorin e avancuar të robotikës, duke bashkuar njohuritë e Rainbow Robotics në zhvillimin e humanoideve me atë të gjigantit të teknologjisë në aplikimin e inteligjencës artificiale nëpërmjet softuerit.
Ka një të ardhme jo aq të largët në të cilën të dy kompanitë do të jenë në gjendje të krijojnë robotë inteligjentë të gjeneratës së re, të aftë për të bashkëvepruar me mjedisin përreth në një mënyrë më natyrale dhe intuitive.
Siç thekson një shënim kompania Samsung, Rainbow Robotics, i themeluar në vitin 2011 nga studiues në Institutin e Avancuar të Shkencës dhe Teknologjisë në Kore, ka krijuar tashmë “Hubo”-n, një robot me dy këmbë që konsiderohet i pari i këtij lloji në Kore.
Përveç këtij precedenti, kompania po punon në pajisje bashkëpunuese dhe autonome, të cilat, kompania Samsung mund t'i debutojë në fabrikat e saj në Korenë e Jugut.
“Këta robotë mund të përmirësojnë shumë aftësitë tona të punës duke mësuar dhe analizuar të dhënat dhe variablat mjedisore që ndodhin në terren, plus algoritme të inteligjencës artificiale”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Kompania ka krijuar gjithashtu një Zyrë të Robotikës së Ardhshme nën udhëheqjen e CEO-s për të udhëhequr këtë fazë të re të zhvillimit dhe për të zgjeruar përpjekjet për robotët, duke përfshirë humanoidët, të cilët, shpreson se do të bëhen një shtytës kryesor i rritjes komerciale.
Qendra do të drejtohet nga Dr. Jun-Ho Oh, një anëtar themelues i Rainbow Robotics dhe një profesor nderi në Institutin e Avancuar të Shkencës dhe Teknologjisë në Kore, me përvojën e tij të gjerë në robotikë dhe bashkëpunimin industri-akademinë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments