top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INTELIGJENCA ARTIFICIALE DO TË KRIJOJË MË SHUMË VENDE PUNE SESA DO TË ELIMINOJË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 22, 2023
  • 1 min read

Dehli i Ri, Indi | CEO në largim i kompanisë teknologjike indiane të informacionit Tech Mahindra, C.P. Gurnani, ka shprehur bindjen se inteligjenca artificiale (AI), mund të krijojë më shumë vende pune, sesa pritet të eliminojë.

Rastet e përdorimit të inteligjencës artificiale janë ende duke u përcaktuar, që do të thotë, se, ka potencial për të krijuar më shumë mundësi punësimi në të ardhmen”, tha z. Gurnani, për agjencinë e lajmeve Rojtërs (Reuters).

Ndërsa teknologjitë e inteligjencës artificiale si ChatGPT e OpenAl, dhe Bard e Google, kanë pushtuar botën me aftësitë e tyre të ngjashme me njerëzit, z. Gurnani thekson se këto teknologji nuk do të arrijnë të zëvendësojnë njerëzit.

Hulumtimet e fundit nga Banka Qendrore Evropiane dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës, tregojnë se deri më tani nuk ka pasur humbje të konsiderueshme të vendeve të punës për shkak të inteligjencës artificiale.

Gjithashtu, z. Gurnani u bëri thirrje inxhinierëve të rinj, që të përshtaten me botën në ndryshim, dhe të investojnë më shumë kohë në mësimin e aftësive të reja.

Për kompanitë indiane të IT, kjo nënkupton një ndryshim thelbësor në modelin e tyre operacional, se si rekrutojnë dhe trajnojnë inxhinierët e rinj.

Z. Gurnani është një nga CEO-t më jetëgjatë në sektorin indian të teknologjisë së informacionit. Ai del në pension në muajin dhjetor.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page