INTELIGJENCA ARTIFICIALE MUND TË ÇKODOJË FJALËKALIMET DUKE ANALIZUAR TINGUJT E TASTIERËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 16, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Një studim i paraqitur në Simpoziumin Evropian të IEEE për Punëtoritë e Sigurisë dhe Privatësisë, tregoi se inteligjenca artificiale (AI) mund të dekodojë fjalëkalimet duke analizuar tingujt e goditjes së tastierës. Shkencëtarët kompjuterikë nga shumë universitete përdorën një model të të mësuarit të thellë për të simuluar një sulm kibernetik, duke analizuar regjistrimet audio nga thirrjet Zoom dhe mikrofonat e smartfonëve. Inteligjenca artificiale arriti me saktësi 95% në njohjen e goditjeve të tasteve, nga audioja e smartfonëve, dhe 93% saktësi nga thirrjet Zoom. Ky kërcënim, i njohur si “Acoustic Side Channel Attack”, ishte studiuar më parë në fillim të viteve 2000, por tani është përforcuar nga inteligjenca artificiale (AI), dhe video-konferencat. Masat mbrojtëse përfshijnë shtypjen e kujdesshme, dhe përdorimin e vërtetimit biometrik. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments