top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INTELIGJENCA ARTIFICIALE NUK KA VETËM AVANTAZHE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 28, 2023
  • 2 min read

Nga z. Xhiani Tasi (Gianni Tassi).

Romë, Itali | Raporti i inteligjencës artificiale (AI) i Gazetarisë i Shkollës së Ekonomisë dhe Shkencave Politike të Londrës (LSE) i vitit 2023 zbuloi se 73% e organizatave të lajmeve të anketuara besojnë se inteligjenca artificiale gjeneruese (genAI), si ChatGPT ose Google Bard, ofron mundësi të reja për mediat dhe për profesionistët e gazetarisë. Raporti, i titulluar “Gjenerimi i ndryshimit: Një sondazh global i asaj që organizatat e lajmeve po bëjnë me AI”, përfshiu mbi 100 gazeta, nga 46 vende, gjatë periudhës nga prilli deri në korrik 2023. Fakti interesant është se rreth 85% e pjesëmarrësve, përfshirë gazetarët, teknikë, dhe drejtues të medias, kanë eksperimentuar tashmë me AI, për të ndihmuar me detyra të ndryshme, të tilla si shkrimi i kodit, gjenerimi i imazheve, dhe krijimi i përmbledhjeve.


Inteligjenca artificiale mund të çlirojë burime për detyra më kreative, duke reduktuar kohën e shpenzuar në punë si transkriptimi i intervistave dhe kontrollimi i fakteve.


Gazetarët e intervistuar parashikojnë se AI do të ketë një ndikim të rëndësishëm në katër fusha specifike: mund të ndihmojë në identifikimin e lajmeve të rreme ose mashtruese, duke ndihmuar në ruajtjen e saktësisë në informacion, mund të përdoret për të personalizuar përmbajtjen bazuar në preferencat e audiences, dhe për të automatizuar shpërndarjen e përshtatur të lajmeve, mund të gjenerojnë përmbledhje dhe artikuj në mënyrë efikase, duke kursyer kohën e gazetarëve, Chatbots mund të përdoren për të mbledhur informacion paraprak, dhe për të vlerësuar opinionet publike për tema të caktuara.


A e minon inteligjenca artificiale (AI) njeriun?


Megjithatë, të anketuarit e kuptuan rëndësinë e mbajtjes së kontrollit njerëzor, mbi të gjithë përmbajtjen e krijuar nga AI, për të shmangur paragjykimet dhe pasaktësitë.


Ndërsa AI mund të jetë i avancuar, gjykimi njerëzor mbetet kritik në procesin e kontrollit të fakteve.


Raporti theksoi gjithashtu shqetësimet etike rreth përdorimit të AI në gazetari, duke përfshirë saktësinë, drejtësinë dhe transparencën.


Për më tepër, është vënë re se redaksitë e mediave në vendet e Jugut Global përballen me sfida gjuhësore, infrastrukturore dhe politike në adoptimin e AI, ndërsa përfitimet sociale dhe ekonomike priren të përqendrohen në vendet e Veriut Global, ku infrastruktura është më e zhvilluar.


AI, ndonëse premtuese, shihet gjithashtu si një shpatë e dyfishtë, pasi mund të rrisë polarizimin dhe përmbajtjen me cilësi të dobët, duke minuar më tej besimin e publikut në media.


Si përfundim, AI përfaqëson një mundësi që gazetaria të bëhet më efikase, dhe efektive, por, sfidat etike, gjeografike dhe sociale, që lidhen me përdorimin e saj, duhet të adresohen për të siguruar një ndikim pozitiv, dhe të barabartë globalisht.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page