top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INTELIGJENCA ARTIFICIALE: PARASHIKIMET E BILL GEITSIT (GATES) PËR TË ARDHMEN E PUNËS DHE SHOQËRISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 16
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | I intervistuar në The Tonight Show me Jimmy Fallon, ish-CEO i Microsoft Bill Geits (Gates) foli për inteligjencën artificiale (IA) dhe dha parashikimin e tij mbi ndikimin që teknologjia e re për të cilën po flasin të gjithë mund të ketë në vendin e punës.

 

Sipas z. Geits (Gates), në të ardhmen e afërt inteligjenca artificiale do të sjellë shumë ndryshime edhe në shoqëri.

 

Ne po hyjmë në një epokë ku inteligjenca që dikur ishte rezerva e mjekëve dhe mësuesve të mëdhenj do të bëhet e aksesueshme për të gjithë falë IA”, shpjegoi z. Geits (Gates), i cili, parashikon se në dhjetë vitet e ardhshme, komuniteti do të ketë akses falas dhe të gjerë në këshilla të shkëlqyera mjekësore dhe mbështetje arsimore, të cilat, do të zgjidhin probleme reale si mungesa e profesionistëve në sektorin shëndetësor ose në shëndetin mendor.

 

Megjithatë, filantropisti vëren gjithashtu se si ky ndryshim do të sjellë me vete një transformim rrënjësor të shoqërisë dhe dinamikës së saj.

 

Atij iu kërkua parashikim mbi ndikimin që do të ketë inteligjenca artificiale në sektorin e punës, edhe në dritën e evolucionit.

 

Ai, ndërsa pranoi se IA do të zëvendësojë njerëzit në disa industri dhe se kjo nuk do të jetë e gjitha punë dhe bëri të qartë se do t'u mbetet njerëzve të vendosin se kur do të përdorin IA për të përmbushur nevojat e tyre.

 

Shembulli i sportit është i qartë: “disa gjëra do të mbeten të rezervuara për qeniet njerëzore. Kujt i intereson të shikojë dy IA duke luajtur futboll”, është pyetja që bëri.

 

Javët e fundit, një ekonomist foli për ndikimin e IA në botën e punës, duke larguar skenarët apokaliptikë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page