Tiranë, Shqipëri | Shpesh të krijuara nga përdorues online, të cilët menjëherë sqarojnë se këto imazhe nuk janë reale, megjithatë, këto imazhe shpërndahen jashtë kontekstit të tyre origjinal dhe përdoren për të shtrembëruar të vërtetën rreth ngjarjeve të së kaluarës dhe madje edhe për të nxitur teori konspirative të pabazuara. Njerëzit dhe kafshët me përmasa të mëdha. Oficerët nazistë duke pozuar pranë objekteve aliene. Këto janë disa nga skenat e jashtëzakonshme që mund të shihen në fotografitë e supozuara historike të shpërndara në rrjetet sociale. Në realitet, këto janë kryesisht imazhe të krijuara me inteligjencë artificiale. Një prirje e re dezinformimi e lidhur me inteligjencën artificiale, në fakt, përbëhet nga foto historike false, apo imazhe që rindërtojnë skena nga epokat e largëta të paraqitura si reale. Detaje të tilla si teksturat me kokrra dhe papërsosmëritë që duken sikur janë nga kamerat e vjetra e bëjnë gjithçka të duket më realiste. Le të shohim së bashku disa shembuj. 1- Së fundmi në Facebook është publikuar një foto që do të ishte bërë në vitin 1901 dhe që do të tregonte “gjigantin e fundit të gjallë”. Ajo e ekzistencës së qenieve njerëzore gjigante që do të kishte ekzistuar në të kaluarën është një teori e pabazuar që qarkullon në internet prej disa kohësh. Në këtë rast, një imazh i krijuar në mënyrë dixhitale u hoq jashtë kontekstit për të ushqyer mitin e rremë. Në fakt, fotografia u krijua me një program inteligjence artificiale dhe fillimisht u publikua në një seksion specifik të rrjetit social Reddit ku përdoruesit ngarkojnë krijimet e tyre. Gjithashtu në rrjetet sociale, javët e fundit ka qarkulluar një foto bardhë e zi e një kali të madh. As kjo kafshë gjigante nuk ka ekzistuar kurrë. Ashtu si me foton e gjigantit njerëzor, është një imazh i krijuar me një program specifik që përdor inteligjencën artificiale. 2- Objektet e rreme aliene. Inteligjenca artificiale është përdorur gjithashtu për të ushqyer teoritë e pabaza të konspiracionit që qarkullojnë prej vitesh rreth sekreteve të supozuara që nazistët, gjatë gjysmës së parë të shekullit të kaluar, do të duhet t’i kishin mbajtur në Antarktidë. Disa foto bardhë e zi, të publikuara në internet, tregojnë në fakt relike të lashta aliene të marra nga nazistët gjatë ekspeditave të tyre, për shembull në Antarktidë. Por është një fallco. Fotot janë krijuar në mënyrë dixhitale nga “Infinite Odyssey Magazine”, një revistë fantastiko-shkencore, fantazie dhe horror e krijuar tërësisht nga inteligjenca artificiale. E vetëdijshme për rrezikun që përmbajtja e saj mund të keqpërdoret për të përhapur dezinformata, revista ka vendosur të përfshijë gjithmonë një mohim që sqaron natyrën e vërtetë të imazheve të krijuara në mënyrë dixhitale. Por kjo, siç e pamë, nuk ishte e mjaftueshme.
top of page
Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍ ✌️ 🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page
Comments