top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INTENSIFIKOHEN HETIMET PENALE PARAPRAKE NDAJ ÇËSHTJES QË LIDHET ME HEDHJEN NË ERË TË BANESËS SË MOTRAVE NIKOLLI NË ELBASAN KU MBETI I VDEKUR ENEA THEMOLLARI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 28
  • 2 min read
Znjsh. Xhovana Nikolli dhe znjsh. Alda Nikolli; në mes z. Nuredin Dumani; lart z. Amarildo Nikolli.
Znjsh. Xhovana Nikolli dhe znjsh. Alda Nikolli; në mes z. Nuredin Dumani; lart z. Amarildo Nikolli.

Tiranë, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të hetimit penal kryen kontroll në banesën e:

1- Znjsh. Xhovana Nikolli.

2- Znjsh. Alda Nikolli (motra mes tyre).

 

Ato kishin do muaj që banonin në Elbasan në apartamentin ku ndodhi një shpërthim (në korridorin e katit të 4-ërt të pallatit në lagjen “Haxhias”, në muajin gusht të vitit 2024) i cili, la të plagosur një qytetar të pafajshëm, komshiun e tyre, të quajtur Enea Themollari, i cili, vdiq pas disa muajsh agonie në spital.

 

Motrat Nikolli akuzuan të penduarin e Drejtësisë së Posaçme penale Nuredin Dumani, i cili, sipas tyre, urdhëroi nga burgu hedhjen në erë të banesës së tyre.

 

Ato akuzuan z. Duamani se është rival i bashkëjetuesit të njërës prej tyre, konkretisht i z. Amarildo Nikolli.

 

Akti kriminal i ndërmarrë ndaj banesës ku jetonin motrat Nikolli po hetohet paraprakisht nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

 

Kumtohet se z. Dumani kishte nisur një raport sentimental (romancë) me znjsh. Alda Nikolli, me të cilën, komunikonte virtualisht nga qelia e tij me aplikacione (Skype).

 

O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”, deklaroi në rrjetin social virtual “TikTok” znjsh. Xhovana Nikolli.

 

Nuk është burrni të merresh me femra. Çfarë them nuk e tërheq mbrapsht deri në frymën e fundit. Nuk jam femër që dorëzohet lehtë, nëse je burri hajde vendos prapë tritol, more në qafë njerëz të gabuar”, deklaroi ajo më tej.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page