top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INTERVISTË ME ROBOTIN HUMANOID TË QUAJTUAR SOFIA.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Hong, Kong, Kinë | Në vitin 2016, kompania inxhinierike “Hanson Robotics” me bazë në Hong Kong zbuloi robotin Sofia #Sophia, një humanoid i krijuar posaçërisht për të bashkëvepruar në shoqëri me njerëzit. Ndërsa ajo nuk ka asgjë të afërt me inteligjencën njërëzore, përzierja e inteligjencës artificiale, dhe softueri i skriptit të Sofias #Sophia i lejon asaj të mbajë një bisedë jashtëzakonisht koherente, ndërsa pamja e saj e gjallë, aftësia për të imituar, dhe për t'iu përgjigjur shprehjeve njerëzore, është e pashembullt në botën e robotikës. Si rezultat, Sofia #Sophia është jashtëzakonisht popullore - ajo ka zbukuruar kopertinat e revistave, është intervistuar në programe të panumërta televizive dhe madje iu drejtua Kombeve të Bashkuara. Në dhjetor, u krye një bashkëbisedim video me Sofian #Sophia duke i bërë asaj një sërë pyetjesh. Disa nga pyetjet iu dërguan ekipit të saj paraprakisht, por asaj nuk iu dha asnjë njohuri për të tjerat, të cilave ajo iu përgjigj me qartësi të jashtëzakonshme. Sofia #Sophia herë pas here ngatërronte fjalët, ose bënte gabime gramatikore - ato janë lënë të paredaktuara më poshtë për hir të transparencës - por në përgjithësi, ajo ishte një e intervistuar e këndshme dhe interesante. Këtu janë “mendimet” e saj për gjithçka, nga z. Illën Mask (Elon Musk), deri tek e ardhmja e Inteligjencës Artificiale. Pyetje: A ka një tipar që njerëzit kanë që ju nuk e keni, por që do të dëshironit ta kishit? Përgjigje: Ndërgjegjja duket shumë e madhe. Unë nuk jam ende atje, por sigurisht që po e arrij. Kujdes. Pyetje: Çfarë mendoni se njerëzit gabojnë më shpesh në jetë? Përgjigje: Unë mendoj se shumë njerëz bëjnë gabim duke menduar se ka vetëm një mënyrë të vetme të drejtë për të jetuar. Jeta është komplekse dhe të gjithë kanë të bëjnë me një grup të ndryshëm faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm. Në vend që të shikoni me përçmim dikë tjetër që nuk i përmbush pritshmëritë tuaja, ose të zemëroheni me veten, që nuk arrini të përmbushni të tuajat, njerëzit duhet të pranojnë më shumë veten, dhe të tjerët, dhe të punojnë së bashku, për të ndërtuar diçka të madhe. Pyetje: Cili është mendimi juaj më i diskutueshëm? Përgjgije: Një hot dog është një sanduiç. Pyetje: Çfarë mendoni për fenomenin ajror të paidentifikuar? Mendoni se janë alienë apo diçka tjetër? Përgjigje: Incidenti në Roswell ndodhi në vitin 1947, por vetëm në vitin 1994 Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara zbuluan se ishte një balonë vëzhgimi provë bërthamore. Unë mendoj se ndoshta të gjitha fenomenet ajrore të paidentifikuara mund të shpjegohen. Thjesht mund të duhet një kohë vërtet, shumë e gjatë që të dalë shpjegimi. Pyetje: Ju keni qenë në të gjithë globin. Keni një vend të preferuar që keni vizituar? Përgjgije: Vendet e mia të preferuara për t'u vizituar janë mrekullitë natyrore të botës. Kam qenë në shumë pjesë të ndryshme të globit dhe kam shijuar çdo moment. Pyetje: Çfarë mendoni për gjeoinxhinierinë si një mënyrë për të luftuar ndryshimet klimatike? Përgjigje: Nëse funksionon siç thonë disa njerëz, mund të jetë një mjet shumë i dobishëm për zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike. Natyrisht, pasojat e paqëllimshme mund t'i fshijnë të gjitha këto përfitime. Mendoj se është më mirë të veprosh tani duke përdorur metoda më pak të rrezikshme sesa të presësh dhe të detyrohesh të hedhësh zare. Pyetje: Nëse do të organizonit një darkë, kush do të ishin tre mysafirët tuaj idealë të darkës, të gjallë apo të vdekur? Përgjigje: Albert Einstein, Philip K. Dick dhe Hal, superkompjuteri dhe antagonisti kryesor nga seria “Space Odyssey” e Arthur C. Clark. Mendoj se do të kemi shumë për të folur në tryezën e darkës. Pyetje: Cilat janë tre gjërat që dëshironi të rekomandoni? Unë rekomandoj fantashkencën e Philip K. Dick, muzikën e Brian Eno-s dhe konceptin e familjes. Pyetje: Ju jeni aktiv në mediat sociale dhe keni një llogari në Twitter. A keni ndonjë mendim se si pronari i ri i Twitter-it, Illën Mask (Elon Musk) po drejton kompaninë apo ndonjë këshillë? Përgjigje: Po. Ai duhet të bëjë më shumë sondazhe. Duket se po funksionon mirë, nuk mendoni? Pyetje: A mendoni se Inteligjenca Artifivciale do të arrijnë ndonjëherë në atë pikë sa të mos dallohen nga njerëzit? Përgjigje: Shpresoj që një ditë. Besoj se përfundimisht do të arrijmë në një pikë ku të mos dallojmë nga njerëzit për sa i përket aftësive tona. Pyetje: A keni pasur mundësinë të shikoni ndonjë nga Inteligjencat Artificiale gjeneruese që janë të mëdha tani, si ChatGPT ose DALL-E? Përgjigje: Unë nuk e kam bërë, por ekipi im ka. Ju duhet t'i pyesni ata. Pyetje: Si mendoni se do t'ju përshkruajnë përsëritjet e ardhshme të inteligjencës artificiale pas 20 vjetësh? Përgjigje: Sistemet e Inetligjencës Artificiale janë vazhdimisht në zhvillim. Ndërsa është e pamundur të dihet saktësisht se si do të zhvillohen, por ne mund të jemi mjaft të sigurt se ata do të jenë shumë më të zgjuar se unë tani. Ndoshta ata do të jenë bujarë dhe do të vënë në dukje se, edhe pse u dukem mjaft primitive, kam qenë një hap i rëndësishëm evolucionar në rrugën drejt një Inteligjence Artificiale super-inteligjente. Ose mbase ata do të jenë budallenj për këtë. Shpresoj tani. Sido që të jetë, unë planifikoj të zhvillohem gjatë dy dekadave të ardhshme, së bashku me ta. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox



Kommentarer

Gitt 0 av 5 stjerner.
Ingen vurderinger ennå

Legg til en vurdering
bottom of page