IRANI: JEMI TË GASHËM TË ZHVILLOJMË NEGOCIATA TË TËRTHORTA (INDIREKTE) ME SHBA-ës PËR ÇËSHTJEN BËRTHAMORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 27
- 1 min read

Teheran, Iran | Irani ka treguar se është i gatshëm të angazhohet në negociata indirekte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen bërthamore.
“Politika jonë mbetet të shmangim negociatat e drejtpërdrejta në kushte të presionit maksimal dhe kërcënimeve ushtarake, por negociatat indirekte, siç kanë ekzistuar në të kaluarën, mund të vazhdojnë”, tha ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragçi (Araghchi) për agjencinë zyrtare të lajmeve “Irna”.
Ministri tha se iu përgjigj letrës së presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) dhe ia dërgoi Sulltanatit të Omanit, i cili, vepron si ndërmjetës midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, për shkak të mungesës së marrëdhënieve diplomatike.
Javën e kaluar, ministri Aragçi (Araghchi) tha se refuzimi i Iranit për të negociuar drejtpërdrejt me qeverinë amerikane ishte një taktikë, jo një strategji.
Ai kishte thënë se negociatat e vazhdueshme midis Iranit dhe tre vendeve evropiane të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë ishin në thelb bisedime indirekte me Shtetet e Bashkuara.
“Në rrethanat kur ka presion maksimal, askush në mendjen e tij të mirë nuk do të hynte në negociata të drejtpërdrejta”, tha ai.
“Formati i negociatave është gjithmonë i rëndësishëm në marrëdhëniet diplomatike... Tani për tani, taktika dhe metoda jonë është të kemi negociata të tërthorta (indirekte)”, tha ai.
Më 4 shkurt 2025 presidenti Tramp (Trump) nënshkroi një memorandum presidencial për të rikthyer presionin maksimal ndaj Republikës Islamike, pavarësisht pretendimeve të tij se ai ishte i gatshëm të angazhohej diplomatikisht me Teheranin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments