top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-ANËTARI I JAKUZËS JAPONEZE LUFTON PËRKRAH KIEVIT KUNDËR USHTRISË RUSE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 1, 2023
  • 3 min read

Federiko Xhuliani (Federico Giuliani). Kiev, Ukrainë | Trupi i Harusanit është plot me tatuazhe. Secili tregon një histori, mishëron një kuptim shumë specifik. Dragoi Benten, në shpinë, mbron atë që është e rëndësishme. Fantazma në gjoks, Kasane, thekson rëndësinë e kujdesit në mbajtjen e pakënaqësisë. Në këmbë, ujku Yamao tregon vullnetin për të përmbushur detyrën e dikujt. Ai i Harusanit, pseudonimi i një shtetasi japonez, ish gangster i Jakuzës, tani përkon me mbrojtjen e Ukrainës. Po, sepse 50-vjeçari ka zgjedhur që prej një viti të kalojë në Evropën Lindore, për të luftuar kundër ushtrisë ruse, në radhët e forcave të Kievit. Historia e tij u tregua në detaje nga faqja e internetit ABC. Harusani, para se të shkonte në front, nuk kishte përvojë ushtarake, nuk dinte të fliste ukrainisht, dhe as kishte qenë ndonjëherë jashtë vendit. Erdha në Ukrainë për të shlyer mëkatet e mia të së kaluarës”, deklaroi ai, duke shtuar se donte të qëndronte atje “derisa lufta të përfundojë ose derisa trupi im të mos jetë më në gjendje ta përballojë këtë detyrë. Deri në majin e kaluar, ai po stërvitej me Legjionin e Huaj të Gjeorgjisë, si snajper, duke shpresuar të kthehej në vijën e parë, gjatë gjithë kohës duke qëndruar roje jashtë një kazerme ushtarake në Kiev.


Një jetë e ndërlikuar.

Harusani ka pasur një jetë të komplikuar. Babai i tij ishte një bos Jakuze, dhe kalonte shumë pak kohë me familjen. Kështu i riu i kalonte ditët së bashku me moshatarët ngatërrestarë, derisa filloi të shfaqte sjellje kriminale.


Ai ishte dënuar me paraburgim për të mitur në shkollën e mesme. “Kisha miq të këqij dhe nuk bëra gjë tjetër veçse u solla keq. Nuk kisha para, ndaj fitoja para duke vjedhur dhe zhvatur”, kujton sot i interesuari.


Harusan kishte adoptuar stilin e jetës Jakuza, dhe ishte angazhuar në veprime të qortueshme. Ashtu si kur shpërtheu një bombë të bërë vetë, në hyrje të një organizate, që promovonte marrëdhënie miqësore, midis Kinës dhe Japonisë.


Në atë kohë, policia bastisi shtëpinë e tij, dhe sekuestroi 400 artikuj, duke përfshirë botime në lidhje me grupet e krahut të djathtë, ekstremistët, bandat dhe terrorizmin.


Harusan u dënua me nëntë vjet burg për shkelje të ligjit të kontrollit të substancave shpërthyese.


Ai mori një vit shtesë për rrahjen e një shoku të qelisë. Pastaj, tre vjet pas dënimit të tij, ai pati një epifani.


Nga ish-gangsteri te mbrojtësi i Kievit.

Po i afrohesha të 40-ave dhe ndjeva se nuk duhet të vazhdoja kështu”, tha Harusani.


Lufta në Ukrainë ka tërhequr një numër të madh vullnetarësh nga e gjithë bota, me prejardhje dhe motivime të ndryshme ushtarake.


Harusani vendosi t'i bashkohej përpjekjeve të luftës kur pa pamje të ukrainasve të vrarë në betejë. “Unë nuk mund të toleroj veprimet e Rusisë kundër Ukrainës”, shpjegoi ai.


Ai mbërriti në Kiev nëpërmjet Polonisë, dhe u drejtua në një qendër rekrutimi, për një divizion të forcave të armatosura ukrainase, së bashku me një veteran të ushtrisë britanike, me të cilin, ishte miqësuar.


Pa përvojë ushtarake, ai u refuzua fillimisht, për t'u pranuar vetëm falë garancive të dhëna nga shoqëruesi i tij.


Ky i fundit në thelb u shpjegoi rekrutuesve se e kaluara e mikut të tij në radhët e Jakuzës do ta bënte atë një shok të egër.


Rekrutuesi mendoi për këtë për një kohë dhe më në fund tha: është mirë nëse anglezi ju mbështet.


Kështu hyra, tha Harusani, i cili, tani është pjesë e Legjionit të Huaj Gjeorgjian, një nga njësitë më të mëdha luftarake të huaja në Ukrainë, me rreth 1000 ushtarë, të ndarë në mënyrë të barabartë, midis luftëtarëve gjeorgjianë dhe vullnetarëve nga vende të tjera.


Njerëzit thonë se ajo që po bëj është e jashtëzakonshme, por nga këndvështrimi im mendoj se është e natyrshme për një qenie njerëzore. Ukraina është një vend i largët, por ne jemi të gjithë të njëjtët qenie njerëzore”, përfundoi ish-gangsteri japonez.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page