top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-BOKSIERI IUAO (IWAO) HAKAMADA KALOI 46 VJET NË BURG NË PRITJE TË DËNIMIT ME VDEKJE; U SHPALL I PAFAJSHËM | GJYKATA: POLICIA MANIPULOI AKTET; U TORTURUA TË PRANONTE KRIMIN | 1.4 MILIONË $ KOMPENSIM

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 26
  • 2 min read

Tokio, Japoni | I shfajësuar nga një akuzë për vrasje të katërfishtë pas 46 vitesh burg, pjesa më e madhe e të cilave në dënim me vdekje, një japonez që ishte i dënuari me vdekje më jetëgjatë në botë, është shpërblyer me 1.4 milionë dollarë si kompensim.

 

Këtë e raporton gazeta britanike Rojtari (The Guardian), duke cituar autoritetet lokale.

 

Z. Iuao (Iwao) Hakamada, tani 89 vjeç, iu dhanë 12.500 jen (rreth 83 dollarë) për çdo ditë që kaloi në paraburgim.

 

Ish-boksieri u lirua nga akuzat penale në vitin 2024 pas një fushate të palodhur nga motra e tij dhe të tjerë të afërt me të.

 

Gjykata e Qarkut Shizuoka, në një vendim, tha se kërkuesi do t'i jepet 217,362,500,000 jen, tha një zëdhënës i gjykatës për agjencinë e lajmeve “AFP”.

 

E njëjta gjykatë vendosi në një rigjykim në shtator se z. Hakamada nuk ishte fajtor dhe se policia kishte manipuluar provat.

 

Burri, sipas gjyqtarëve, i ishte nënshtruar marrjeve në pyetje çnjerëzore që synonin ta detyronin të bënte një rrëfim të cilin më vonë ai e hoqi dorë.

 

Ekipi ligjor i z. Hakamada tha se paratë ishin të pamjaftueshme për dhimbjen që ai pësoi.

 

Dekada të paraburgimit, me kërcënimin e ekzekutimit në afërsi, kanë shkaktuar një ndikim të rëndësishëm në shëndetin mendor të z. Hakamada”, thanë avokatët e tij.

 

Ai ishte i burgosuri i pestë i dënuar me vdekje që iu dha një rigjykim në Japoninë e pasluftës.

 

Në katër rastet e tjera, të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page