
Tiranë, Shqipëri | Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha do të ekstradohet nga Mbretëria e Spanjës ku mbahet i arrestuar.
Ai u arrestua më 14 dhjetor të vitit 2023 në territorin e Mbretërisë së Spanjës në kuadër të operacionit të koduar “Sant Joan”.
Në vitin 2016 ai arriti të dilte nga burgu pa e kryer tërësisht dënimin penal prej 25 vitesh heqje lirie, duke u liruar me kusht me pretendime se vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ai u arrestua në vitin 2006 i akuzuar si kreu i bandës së Durrësit në vitet 1998-2000, i përfshirë në veprat penale të “Vrasjes me paramendim” të kryer në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.
16 anëtarë të bandës kriminale u dënuan në total me 245 vjet burgim nga ish-Gjykata për Krimet e Rënda.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments