Bogota, Kolumbi | Ish-kreu i kartelit të Kalit (Cali), 81-vjeçari, Miguel Rodríguez Orejuela, i ka dërguar një letër drejtpërdrejt presidentit Gustavo Petro ku e siguron atë se është i gatshëm të tregojë të gjithë të vërtetën e tij pa dashur asgjë në këmbim.
Në letër, z. Orejuela propozon veten si i dërguar i paqes, rast në të cilin janë bashkuar disa bosë të trafikut të drogës dhe 18 ish-drejtues paraushtarakë, ndër të cilët spikat emri i z. Salvatore Manusko (Mancuso).
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Departamentit kolumbian të Prosperitetit Social, Gustavo Bolívar, i cili, ka bërë publike një kopje të letrës së z. Orejuela në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social virtual Iks (X), duke saktësuar se presidenti Petro nuk ka marrë ende një vendim për këtë çështje.
Udhëheqësi i kartelit të kalit (Cali), i cili dominoi trafikun e drogës në Kolumbi midis viteve 1980 dhe 1990 me kartelin e Medelinit (Medellín) të z. Pablo Eskobar (Escobar), u arrestua në vendin e tij në vitin 1995 dhe u ekstradua dhjetë vjet më vonë në Shtetet e Bashkuara, ku u dënua me 30 vjet burg për trafik kokaine.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments