top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-OFICERI I POLICISË GJYQËSORE FATBARDH LALA I DËNUAR NGA GJKKO-ja ME 3 VJET BURG U EKSTRADUA NGA SHBA-ës | U AKUZUA SE MORI MITË PËR MOSKËRKIMIN E PRETENCËS PËR ERMIR LLAGAÇIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 6
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit ndaluan në aeroportin e Rinasit z. Fatbardh Lala, me moshë 56 vjeç.

Ai ishte i shpallur në kërkim policor.

 

Ai u ekstradua nga ShBA-ës në drejtim të Shqipërisë.

 

Ai ka ushtruar funksionin e oficerit të Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

 

Ai është i dënuar me 3 vjet heqje lirie nga GJKKO-ja i akuzuar për korrupsion.

 

Ai u akuzua se mori mitë 55 mijë lekë të rinj që të ndërhynte tek prokurori për të mos kërkuar dënim penal për z. Ermir Llagaçi.

 

Njoftim | Realizohet një tjetër operacion i suksesshëm ekstradimi, me partnerët ligjzbatues të SHBA-ve. Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në koordinim me Prokurorinë Speciale (SPAK) dhe Agjencinë Federale DSS/OCIU, prezente në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në Shtetet e Bashkuara, një shtetas shqiptar, në kërkim ndërkombëtar, me urdhër arresti nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për t’u përballur me akuzat dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

 

Shtetasi shqiptar F. L., 56 vjeç,  ish-oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ishte në kërkim në Shqipëri, për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

 

Shtetasi F. L. u ekstradua rreth orës 15:00 të ditës së sotme. Ky operacion për lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e këtij shtetasi ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta disamujore, ndërmjet agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe atyre amerikane.

 

Policia e Shtetit falënderon partnerët ndërkombëtarë të agjencive federale amerikane DSS dhe ICE-ERO, për të gjithë punën dhe përkushtimin maksimal në këtë operacion ekstradimi/depërtimi, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page