ISH-PRESIDENTI AMERIKAN XHËU BAIDN (JOE BIDEN): PAPA FRANÇESKU ISHTE NJË NGA UDHËHEQËSIT MË ME NDIKIM TË KOHËS SONË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Me pikëllim të madh mësuam për vdekjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut - Xhill (Jill) dhe unë.
Ai nuk i ngjante kujtdo që kishte ardhur para tij. Papa Françesku do të mbahet mend si një nga udhëheqësit më me ndikim të kohës sonë dhe ndihem më mirë që e kam njohur”, shkroi ish-presidenti amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden), presidenti i dytë katolik i ShBA-ës pas JFK, në rrjetin social virtual Iks (X).
“Për dekada - vazhdoi ai - ai u shërbeu njerëzve më të cenueshëm në të gjithë Argjentinën dhe misioni i tij për t'u shërbyer të varfërve nuk pushoi kurrë.
Si Papë, ai ishte një pastor i dashur dhe një mësues frymëzues që hapi rrugën për besime të ndryshme.
Ai na urdhëroi të luftonim për paqen dhe të mbronim planetin tonë nga kriza klimatike.
Ai i mbrojti të gjithë të pazëtë dhe të dobëtit dhe i bëri … ai ishte Papa i njerëzve: një dritë besimi, shprese dhe dashurie”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments