top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-PRESIDENTI I KOSTA RIKËS ASKËR ARIAS SANÇEZ (ÓSCAR ARIAS SANCHEZ): SHTETET E BASHKUARA MA GRISËN VIZËN POR DO TË VAZHDOJ TË KRITIKOJ POLITIKËN E TYRE | NË VITIN 1987 FITOI ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 2
  • 1 min read

San Jose, Kosta Rika | Qeveria e Shteteve të Bashkuara i ka hequr vizën ish-presidentit të Kosta Rikës dhe fituesit të çmimit Nobel për Paqe në vitin 1987, z. Askër Arias Sançez (Óscar Arias Sanchez), sipas z. Miguel Guillén, sekretar i përgjithshëm i Partisë Social-Demokratike Nacional Çlirimtare (PLN).

 

Sipas këtij të fundit, ish-presidenti - në qeveri nga viti 1986 deri në vitin 1990, dhe më pas i rizgjedhur për një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2006 - mori një email që e informonte për masën.

 

Nga ana e tij, z. Sançez (Sanchez) tha në një konferencë për shtyp në San Jose se nuk i di arsyet pse Shtetet e Bashkuara i hoqën vizën, por tha se asgjë nuk do ta heshtë dhe se do të vazhdojë të kritikojë politikën amerikane.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page