top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-PRESIDENTI PERUAN PEDRO KASTILO (CASTILLO) FILLOI GREVË URIE NË BURG | AKUZOHET PËR TENTATIVË PËR GRUSHT SHTETI NË MUAJIN DHJETOR TË VITIT 2022; RREZIKON 34 VJET BURG.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Limë, Peru | Ish-presidenti peruan Pedro Kastilo (Castillo) - 2021-2022 - i akuzuar në një gjyq për tentativë për një grusht shteti në muajin dhjetor të vitit 2022, njoftoi në rrjetet e tij sociale virtuale duke publikuar një letër të shkruar me dorë se ka filluar një grevë urie sot në burgun Barbadillo, në Lima, ku mbahet prej më shumë se dy vitesh.

 

Greva e urisë është në shenjë proteste ndaj asaj që ai e sheh si padrejtësi në gjyqin kundër tij, i cili, filloi javën e kaluar.

 

Ish-presidenti Kastilo (Castillo) ka informuar familjen e tij dhe popullin peruan se duke shfrytëzuar të drejtën time njerëzore, kam vendosur të filloj një grevë urie duke filluar nga sot (10 mars 2025), thuhet në dokument, në të cilin, ai denoncon një gjyqtar nga seksioni i gjykatës që e gjykon se nuk është i paanshëm.

 

Ish-presidenti Kastilo (Castillo) u paraqit në seancat gjyqësore javën e kaluar pa ndihmë juridike dhe duke refuzuar të mbrohet nga një mbrojtës publik, edhe pse gjykata vendosi t'i caktojë një të tillë, duke sqaruar se zyrtarisht ish-presidenti kishte hequr dorë vetëm nga një prej avokatëve të tij, z. Luis Medrano, por jo nga tre të tjerët dhe se për rrjedhojë, mbrojtja e tij vazhdon të ekzistojë.

 

Ish-presidenti Kastilo (Castillo) përballet me 34 vjet burg për krimet e rebelimit dhe shpërdorimit të autoritetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page