ISH-ZV/KRYEMINSITRI ARBEN AHMETAJ FITOI PJESËRISHT NJË BETEJË ME DREJTËSINË E POSAÇME PENALE | GJYKATA KUSHTETUESE SHFUQIZOI PJESËRISHT SEKUESTROT NDAJ PRONAVE DHE LLOGARIVE BANKARE TË TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 11
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata Kushtetuese e Republikës së shqipërisë, pranoi pjesërisht ankimimin e ish-zv/kryeministrit të Republikës së shqipërisë, Arben Ahmetaj, për shfuqizimin e sekuestrove ndaj pronave dhe llogarive bankare.
Z. Ahmetaj është në arrati që prej muajit qershor të vitit 2023.
Prej 24 korrikut të vitit të kaluar ai është shpallur në kërkim policor ndërkombëtar, i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
“Gjatë ushtrimit të funksionit si minister mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare”, thuhet ndër të tjera në akuzat penale paraprake ndaj tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments