top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISHULLI I RODOSIT | U ARRESTUA NJË TURIST FRANCEZ 79-VJEÇAR PËR ABUZIM SEKSUAL ME NJË VAJZË 7-VJEÇARE | BABAI NXITOI MENJËHERË NË DHOMËN E HOTELIT DHE GJETI VAJZËN E TIJ DUKE QARË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 12
  • 2 min read

Ishulli i Rodosit, Greqi | Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Rodos.


Autoritetet policore të ishullit, konkretisht nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimit vijuan me arrestimin e një shtetasi francez 79-vjeçar për abuzim seksual me një vajzë 7-vjeçare në një dhomë hoteli në (Ialisos) Ialyssos.

 

Rasti është zbardhur mëngjesin e së shtunës, kur babai i të miturës ka hyrë në dhomën e vajzës së tij, pas një telefonate të djalit të tij dhe ka parë një të moshuar brenda.

 

Fëmija qante, dukshëm i mërzitur dhe me fjalët që pasuan, u hoq një vello tmerri dhe neverie.

 

Sipas dëshmisë së babait, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Djali i tij, pasi u zgjua, shkoi në dhomën e motrës së tij dhe gjeti një plak brenda, duke i thënë: “Kjo nuk është shtëpia jote, duhet të ikësh”.

 

Babai u fut menjëherë në dhomë dhe e gjeti vajzën e tij duke qarë.

 

Kur e pyeti se çfarë ndodhi, vajza tregoi se i moshuari e kishte detyruar të zhvishej, e kishte prekur dhe e kishte dhunuar.

 

Siç ka dëshmuar, i pandehuri e ka prekur trupin e saj të zhveshur dhe e ka sulmuar seksualisht. Vajza raportoi se ishte e lënduar dhe e frikësuar.

 

Babai, i tronditur, e shtyu burrin nga dhoma dhe kërkoi ndihmë. Në vendngjarje kanë shkuar edhe banorë të tjerë të hotelit.

 

Pak më vonë, efektivët e policisë së Rodosit arrestuan autorin e moshuar.

 

Dëshmia e babait dhe përshkrimi i vajzës përbëjnë një aktakuzë të padiskutueshme.

 

Detajet e përfshira në dosje janë tronditëse: madje përmendet edhe prania e shenjave në gishtin e të pandehurit, pasojë e aktit të tij të shëmtuar.

 

Vajza e vogël ka pësuar dhunë të fortë fizike dhe psikologjike.

 

Policia ka vazhduar menjëherë me ekspertizën mjeko-ligjore, ndërsa ka nisur marrjen e deklarimeve nga stafi i hotelit dhe nga dëshmitarët okularë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page