ITALI: 20 VJET BURG PËR MIKEA ZAKËN | U GJYKUA PËR VRASJEN E KASEM KASMIT + PËR PLAGOSJEN E ERVIN KASMIT + KLEVIN HIDRALIUT + ALVIDER HIDRALIUT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 20
- 2 min read

Frosinone, Itali | Autoritetet italiane shqiptuan dënim penal për:
1- Z. Mikea Zaka, me moshë 23 vjeç.
Ai u dënua me 20 vjet burg.
Ai u akuzua se vrau me armë zjarri z. Kasem Kasmi, ndaj të cilit shtiu dy herë në zemër dhe mushkri dhe la të plagosur tre veta të tjerë që ishin me z. Kasmi.
Prokuroria vendore italiane kërkoi që ndaj tij të shqiptohej dënim penal 30 vjet heqje lirie (20 për vrasjen me dashje, 3 vjet për secilën nga tre tentativat për vrasje plus 1 vit tjetër për mbajtjen pa leje).
Dënimi penal iu ul me 1/3 e reduktimit të lejuar nga gjykimi i shkurtuar, në 20 vjet.
Dhe, nëse i pandehuri nuk apelon, ai mund të marrë një ulje të mëtejshme prej 1/6.
Z. Zaka u akuzua se shtiu të paktën gjashtë të shtëna nga pistoleta e kalibrit 7.65 që mbante në mënyrë të paligjshme kundër z. Kasmi, i cili, vdiq si pasojë e një plumbi në gjoks, ndërsa tre të tjerët, vëllai i viktimës, z. Ervin Kasmi dhe z. Klevin Hidraliu dhe z. Alvider Hidraliu (vëllezër mes tyre) u plagosën rëndë.
Ngjarja kriminale ndodhi në muajin mars të vitit 2024.
Z. Mikea Zaka ishte në “Shake Bar” me disa miq kur është arritur nga grupi i viktimës, i z. Kasem Kasmi.
Ata filluan të debatonin kur z. Zaka nxori armën dhe shtiu drejt tyre dhe duke lënë të vrarë z. Kasem Kasmi.
Menjëherë pas vrasjes, grupi u largua, por u ndalua nga oficerët e policisë italiane (Frosinone).
Gjatë dëshmive të tij ai tha se shtiu për vetëmbrojtje dhe se në të kaluarën kishte patur konflikte me z. Kasemi sepse kishte filluar të dilte me një femër me të cilën viktima kishte pasur lidhje sentimentale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments