top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI: AKSIDENT RRUGOR NË KATANIA: 1 GRUA E VDEKUR + 8 VETA TË PLAGOSUR | U PËRMBYS MIKROBUZI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Katania, Itali | Aksidenti tragjik ndodhi në A18 midis Katanias dhe Mesinës.

 

Viktima dhe personat e tjerë në bord, të gjithë me origjinë marokene, u nisën për në Kalabri. Një viktimë dhe tetë persona të tjerë të plagosur.

 

Ky është përfundimi dramatik i aksidentit të tmerrshëm rrugor që ndodhi pak pas mesnatës së sotme, të dielën 20 prill 2025, në autostradën A18 Katania-Messina.

 

Një furgon me nëntë marokenë u përmbys në km 56, midis Giarre dhe Fiumefreddo.

 

Më e goditura ishte një grua 70-vjeçare, e cila, humbi jetën nga përplasja, ndërsa tetë personat e tjerë në bord u plagosën, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

 

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, disa autoambulanca dhe shpëtimi ajror.

 

Të plagosurit u transportuan në spitalet e Katanias, Açreales (Acireale) dhe Taormina. Autostrada u mbyll për orë të tëra, me daljen e detyrueshme në Giarre.

 

Policia rrugore ka nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e saktë të ngjarjes. Nuk përjashtohet mundësia që drejtuesi të ketë qenë i përgjumur në momentin e aksidentit.

 

Sipas informacioneve fillestare, furgoni ishte nisur drejt terminalit të trageteve në Messina me synimin për të vazhduar rrugën drejt Vibo Valentia, në Kalabri.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page