ITALI: ISH-EKSPONENTI I BANDITIZMIT SARDEZ GRACIANO (GRAZIANO) MESINA U LIRUA NGA BURGU | VUAN NGA KANCERI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 11
- 1 min read

Milano, Itali | Z. Graciano (Graziano) Mesina u lirua nga burgu.
Kërkesa proceduriale penale për shtyrje të dënimit penal për arsye shëndetësore, e paraqitur dje në gjykatën e mbikëqyrjes së Milanos nga avokatet e tij Beatriçe (Beatrice) Goddi dhe Maria Luisa Vernier u pranua.
Ish-eksponenti i banditizmit sardinez ishte ndaluar për dy vjet në burgun e Operës, por kishte kohë që ishte sëmurë.
Dje dy avokatët kishin bërë të ditur se është diagnostikuar me një sëmundje onkologjike që tashmë është përhapur, është e pashërueshme dhe është në fazën terminale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments