ITALI | KËSHTJELLA SAVOIA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 21, 2023
- 1 min read
Lugina e Aostës, Itali | Kështjella Savoia (Castel Savoia) është një vilë e shekullit të tetëmbëdhjetë, në stilin eklektik, e vendosur në Gressoney-Saint-Jean, në Luginën D'Aosta (Valle d'Aosta). Pas disa pushimeve, duke filluar nga viti 1889, të kryera nga mbretëresha Margherita, dhe bashkëshortja Umberto I, në rezidencën e Baron Beck Peccoz, mbretëresha donte të kishte një rezidencë të ndërtuar për veten e saj, në anën e luginës poshtë Kole Ranxolës (Colle Ranzola), të cilës, ajo i gëzonte një pamje të gjerë. Ndërtesa, pavarësisht se quhet kështjellë, është në fakt një vilë e madhe trekatëshe, në stil eklektik, e karakterizuar nga pesë kulla neo-gotike. Vënia në punë e stileve ishte një kërkesë e qartë e sovranit, i cili, merrte pjesë personalisht në kryerjen e punimeve me përkushtim të veçantë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments