top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI: MAROKENI KHALID LAKHRUTI (LAKHROUTI) VDIQ NGA MBYTJA SEPSE ISHTE I LIDHUR KOKË E KËMBË NGA TË AFËRMIT TË CILËT PO I KËNDONIN VARGJE KRUANORE PËR T’I NXJERRË XHINDET NGA TRUPI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 27
  • 3 min read

Torino, Itali | Një praktikë ekzorcizmi me një rit islamik përfundoi në tragjedi: tre persona do të dalin në gjyq për vdekjen e z. Khalid Lakhruti (Lakhrouti), me moshë 43 vjeç, një maroken nga Salassa, në zonën e Torinos, i gjetur i vdekur në shtëpi më 10 shkurt 2024, tre ditë pas ditëlindjes së tij.

 

Xhaxhai i viktimës, z. Abdelrhani Lakhruti (Lakhrouti), me moshë 53 vjeç, vëllai i viktimës, Nordin (Nourddine), i cili, do të mbushë 47 vjeç majin e ardhshëm dhe ish-bashkëshortja e tij Sara Kharmiz, e cila, në maj do të mbushë 36 vjeç, do të duhet të përgjigjen për vrasje me dashje.

 

Gjyqi, para Gjykatës së Asizit (Assize), të Ivreas (Ivrea), do të hapet më 24 prill 2025.

 

Nuk ishte e lehtë të rindërtoje atë që ndodhi atë mbrëmje, edhe sepse, në fillim, u duk se vdekja e burrit mund të ndiqej pas një mbidoze.

 

U desh një hetim i plotë nga Karabinierët e Kurnjes (Cuorgnè) dhe kolegët e tyre nga njësia operative e kompanisë Ivrea për të hapur çështjen.

 

Dyzet e tre vjeçari në fakt ishte ndarë nga ish-gruaja e tij në vitin 2022, pasi kishte sulmuar gruan dhe fëmijët e tij.

 

Sipas të afërmve të tij, burri ishte i pushtuar nga demonët dhe për këtë arsye, në javët para zbulimit të trupit, ai kishte kryer seanca të tjera ekzorcizmi islamik.

 

Mbrëmjen e 10 shkurtit 2025 situata doli jashtë kontrollit: burri, sipas hetimeve, ishte lidhur duar dhe këmbë për të lejuar kryerjen e ritualit dhe vdiq nga mbytja.

 

Autopsia zbuloi si shkak të vdekjes dështimin akut të frymëmarrjes.

 

Jo për shkak, siç u hipotezua fillimisht, nga përdorimi i drogës, por i provokuar mekanikisht me këmishë.

 

Veçanërisht me një rrobë, e sekuestruar më vonë nga karabinierët në shtëpinë e ish-gruas, ku i mungonte një kopsë, të cilën, mjekja ligjore e gjeti në fytin e viktimës.

 

Në ditët në vijim, tre të akuzuarit për vrasjen gjithashtu tentuan, pa sukses, të zhduknin gjurmët e krimit nga shtëpia në Via Kavurit (Cavour).

 

Rrethanë e konfirmuar nga përgjimet e shumta telefonike.

 

Sipas prokurorisë, z. Khalid i ishte nënshtruar ekzorcizmit në katër raste.

 

Hetimi përfshin edhe thirrjen telefonike të viktimës në 112 natën e 23 janarit 2025: disa orë më parë, burri ishte ekzaminuar në urgjencën në Kiries (Ciriè), sepse nuk mund të lëvizte më njërin krah.

 

Me atë rast ai pranoi për herë të parë se kishte pasur një krizë gjatë një praktike ekzorcizmi.

 

Pas daljes nga spitali, z. Khalid Lakhruti telefonoi 911, duke i treguar operatorit se çfarë kishte ndodhur dhe duke e paralajmëruar atë se nëse do t'i ndodhte diçka, patjetër që do të ishte faji i vëllait të tij.

 

Tani të tre në gjyq rrezikojnë burgim të përjetshëm.

 

Aksionit civil i janë bashkuar fëmijët dhe nipi i viktimës.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page