top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI: NJË E MITUR PAKISTANEZE KUNDËRSHTOI MARTESËN E RREGULLUAR ME SHKUESI | PRINDËRIT DHE VËLLAI I SAJ U RAPORTUAN NË PROKURORI; AJO U DËRGUA NË NJË KOMUNITET TË MBROJTUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 31
  • 1 min read

Bari, Itali | Një vajzë e mitur pakistaneze që jetonte me familjen e saj në provincën e Leçes, arriti t'i shpëtonte një martese të rregulluar me shkuesi me një bashkatdhetar që është në vendin e saj të origjinës, pasi i kishte besuar një mësuesi në shkollë.

 

Vajza e re dyshohet se ishte mbyllur në shtëpi sepse kundërshtonte martesën.

 

Kur ajo arriti të fliste me dikë dhe t'i besonte, ngjarja - e cila thuhet se ka ndodhur midis muajit shtator të vitit 2022 dhe muajit shtator të vitit 2023 - u raportua tek autoritetet kompetente.

 

Prindërit dhe vëllai i saj më i madh u raportuan për abuzim në familje dhe tentativë për t'u futur në martesë dhe ajo u transferua në një komunitet të mbrojtur.

 

Çështja trajtohet nga prokuroria publike pranë gjykatës për të mitur dhe prokuroria e zakonshme publike.

 

Historia raportohet nga disa gazeta lokale dhe ka të bëjë gjithashtu me një grua tjetër të re pakistaneze e cila ndodhet në të njëjtën situatë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page