top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ITALI: PËRMBYTJE NË EMILIA ROMANJIA | LUMENJ TË TEJMBUSHUR DHE MIJËRA NJERËZ TË ZHVENDOSUR.

Bolonjë, Itali | Ujërat e lumenjve Marenxo (Marzeno) dhe Lamone dolën në rrjedhën e sipërme të Faenza-s, duke shkaktuar alarm maksimal edhe në Ravenna.

 

Shpëtim me gomone dhe helikopter.

Apeli nga kryetarët e bashkive: Rrini në katet e sipërme ose dilni nga shtëpitë.

 

Shkollat ​​janë mbyllur, trenat janë pezulluar.

 

Për shkak të motit të keq, janë mbi të gjitha rrëshqitjet e dherave ato që po shkaktojnë shqetësim në zonën e Bolonjës dhe po bëjnë të nevojshme ndërhyrjet e zjarrfikësve.

 

Mbrëmjen e djeshme një rrëshqitje dheu pothuajse ka arritur në një shtëpi në Kastel (Castel) del Rio dhe dy familje janë evakuuar.

 

Ka pesë linja hekurudhore në Emilia-Romanja të cilat e shohin trafikun të pezulluar nga mesnata kur nivelet e pragut të disa lumenjve janë tejkaluar.

 

Pas masave të miratuara, trenat e shpejtësisë së lartë, ndërqytetëse dhe rajonale mund të pësojnë kufizime ose anulime të rrugës dhe të lëvizin në itinerarin alternativ.

 

Për momentin, sqarojnë Hekurudhat Shtetërore, nuk është e mundur të aktivizohen shërbime me autobusë zëvendësues për shkak të praktikueshmërisë së rrugëve.

 

Nga kontrollet e para të kryera nuk ka pasur viktima apo persona të zhdukur nga përmbytjet gjatë natës në Emilia-Romanjia.

 

Në provincën e Ravenës njerëzit u shpëtuan me helikopterë ose me rrugë tokësore dhe pati evakuime parandaluese, operacione të koordinuara nga prefektura e drejtuar nga prefekti Kastrese (Castrese) De Rosa.

 

Trafiku hekurudhor është pezulluar. Këtë e raporton Trenitalia. Janë shtatë trena me shpejtësi të lartë dhe ndërqytetas (intercity) të anuluar, 11 me kufizime, pesë trena ndërqytetës të natës të drejtuar në rrugë alternative.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page