Bibiano, Itali | Z. Ilirjan Minaj (i njohur edhe si Lili), me moshë 61 vjeç, i lindur më 29 nëntor 1962 në Korçë, u vra nga një qytetar italian, i quajtur Rikardo (Riccardo) Stefani.
Kumtohet se z. Stefani është një person me të shkuar kriminale, i dënuar më herët për disa vepra penale.
Z. Minaj kishte shkuar në pallatin ku jetonte kunati i tij për t’u takuar me mbesën, por në hyrje të pallatit z. Stefani ka shkëmbyer një batutë fyese, të cilin ai e konsideroi të tepërt, dhe në shenjë revolte goditi me shqelm një derë.
Autori ka dalë prej dere me thikë në dorë dhe e goditi disa herë në gjoks duke e lënë të vdekur.
Z. Minaj kishte lindur më 29 nëntor 1962 në Korçë. Prej disa vitesh ishte shpërngulur me gruan e tij Natasha në Bibbiano.
Komuniteti ka folur më lëvdata për të ndjerin z. Minaj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit