top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI: SHPËRTHIM NË NJË NDËRTESË BANIMI NË PAVIA NGA RRJEDHAJ E GAZIT; PRONARI NË SPITAL | SENSIBILIZIM PËR KONTROLLIN E KUSHTEVE TEKNIKE TË PAJISJEVE TË GAZIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 30
  • 1 min read

Pavia, Itali | Të gjithë banorët e ndërtesës në Villanterio, në provincën e Pavias, ku ndodhi një shpërthim mëngjesin e sotëm, janë të sigurt.

 

Këtë e kanë bërë të ditur karabinierët, të cilët, kanë ndërhyrë në vendngjarje me zjarrfikësit dhe 118 mjekët e ndihmës.

 

Sipas informacioneve fillestare, shpërthimi ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit në katin e dytë të një pallati dykatësh.

 

Në momentin e shpërthimit, i cili, shkatërroi banesën, por nuk shkaktoi shembjen e ndërtesës, pronari ishte i pranishëm dhe i shtruar në spital me kod të verdhë.

 

Dy fqinjët ishin të shokuar, por të padëmtuar. Vendbanimi i shkatërruar u shpall i pabanueshëm.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page