ITALI: TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SALERNO | NJË I DYSHUAR SI HAJDUT BANESASH MBETI I PLAGOSR; TRE VETA ME KOMBËSI TË HUAJ ME MAKINË TË VJEDHUR NUK NDALUAN NË POSTOBLLOK; KARABINIERIA SHTIU MBI TA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 11
- 1 min read

Salerno, Itali | Një burrë mbeti i plagosur rëndë në një shkëmbim zjarri me karabinierët në zonën e Salernos: së bashku me dy të tjerë, me kombësi të huaj sipas informacioneve të ushtrisë, ai po udhëtonte me një automjet që rezultoi i vjedhur.
Të tre nuk u ndalën në postbllokun e Karabinierëve të kompanisë Sala Konsilina (Consilina) pranë kryqëzimit Atena Lukana (Lucana) të autostradës Mesdhetare A2, duke tentuar të arratiseshin, madje duke tentuar të përplasnin një nga karabinierët e pranishëm në vendngjarje.
Gjatë përplasjes së zjarrit që pasoi, njëri prej të treve mbeti i plagosur dhe tashmë ndodhet i shtruar me prognozë të rezervuar në reanimacionin e spitalit të Pollës.
Dy subjektet e tjerë u arrestuan.
Karabinierët dyshojnë se të tre mund të jenë pjesë e një bande hajdutësh të specializuar në vjedhjet në banesa.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments