top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI: ZEMRA E RE ARTIFICIALE MUND TË SHPËTOJË 300 PACIENTË NË VIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 12, 2024
  • 2 min read

Romë, Itali | Një zemër e re artificiale që mund të shpëtojë (vetëm në Itali), deri në 300 pacientë në vit, me një ndikim të madh në transplantet ndërkombëtare.

Ky është projekti për të cilin ka dhjetë vjet që punon kardiokirurgu i Trentino-s, Xhino Xherosa (Gino Gerosa), drejtor i njësisë komplekse të kardiokirurgjisë së kompanisë spitalore-universitare të Padovës, dhe Qendrës Gallluçi (Gallucci), të Padovës.

I lindur në Rovereto, Kardiokirurgu Xherosa (Gerosa) është i famshëm në botë për transplantet e tij plotësisht të suksesshme “ekstreme” të zemrës, me të cilat, ndonjëherë ka sfiduar kufizimet dhe ndalimet rregullatore, për të shpëtuar jetë njerëzore.

Çdo vit në Itali regjistrohen mesatarisht 700 pacientë me sëmundje të zemrës në listat e pritjes për transplantim.

Prej tyre më pak se 30% marrin zemër të re, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të organeve”, që vijnë nga donatorët, kujtoi specialisti gjatë prezantimi i projektit në Trento.

Projekti i ri kërkimor, i cili është gati të nisë falë një burimi të rëndësishëm financimi (falë financuesve të ndryshëm publikë dhe privatë që kanë zgjedhur të mbeten anonimë, është arritur objektivi prej 50 milionë eurosh i burimeve të nevojshme), ka të bëjë me krijimi i një prototipi të një zemre artificiale, që është më e vogël, dhe më pak e zhurmshme se ato që ekzistojnë tashmë, dhe që për momentin përdoren si një lloj ‘organi urë’, përpara implantimit të një zemre të re natyrore”, shpjegon mjeku Xherosa (Gerosa).

Ngjarja - një bisedë me shumë zëra mbi kufijtë e kardiokirurgjisë - e kuruar nga Muse dhe Mart në bashkëpunim me Aido, tërhoqi më shumë se 100 njerëz, përfshirë këshilltarin provincial të shëndetësisë Mario Tonina.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page