top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALIA PO PËRPIQET TË FITOJË NDIKIMIN E HUMBUR NË MESDHE ME NDIHMËN E AMERIKËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 15, 2023
  • 6 min read


Opinion | Znj Xhorxha Meloni (Giorgia Meloni) vazhdon të jetë shumë aktive në skenën ndërkombëtare, duke udhëtuar në Algjeri dhe Libi dhe duke paralajmëruar vizitat e ardhshme në Suedi, Gjermani dhe Ukrainë. Një dinamizëm i tillë karakterizoi edhe veprimin e ministrit të Jashtëm, Antonio Tajani, i cili vizitoi Turqinë, Tunizinë, Egjiptin dhe shoqëroi kryeministrin në Tripoli. Kështu, Italia duket se po rimerr nismën veçanërisht në Mesdhe, në përpjekje për të rifituar të paktën një pjesë të ndikimit të humbur në 30 vitet e fundit. Në nëntor z. Tajani, dhe ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, vizituan Serbinë dhe Kosovën. Të martën, më 24 janar, vetë ministri i Jashtëm kryesoi një konferencë në Trieste për rolin e Italisë në Ballkanin Perëndimor, për të përcaktuar strategjinë kombëtare dhe për të forcuar praninë e Italisë në atë zonë. Z. Tajani paralajmëroi gjithashtu një konferencë të nivelit të lartë që do të sjellë në Romë përfaqësues të të gjitha vendeve të rajonit. Angazhimi i diplomacies italiane në parandalimin e përshkallëzimit të krizës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ishte evident gjatë dhe pas vizitës së dy ministrave italianë në Beograd dhe Prishtinë. Italia nuk ka reshtur kurrë së mbështeturi zgjerimin e BE-së për të përfshirë këto vende dhe synimi i qeverisë italiane është i qartë për të rikuperuar një hapësirë ​​ekonomike dhe politike që kishte qenë e jona dhe që humbi në masë të madhe në favor të Gjermanisë, Turqisë, Kinës dhe një pjese të Francës.


Angazhimi më i madh, megjithatë, është në Afrikën e Veriut. Misionet e z. Tajani në Turqi dhe në Egjipt shërbejnë për të gjetur një konvergjencë që mund të favorizojë stabilizimin e Libisë. Sigurisht që ministri i Jashtëm po trajton edhe çështjen e energjisë në Egjipt, duke qenë se “Eni” është operatori kryesor në këtë sektor në vend, dhe se gazi i lëngshëm duhet të mbërrijë në Itali nga Egjipti në sasi 3 miliardë metra kub.


Nga ana tjetër, vizita në Tunizi dëshmon për ndërgjegjësimin dhe shqetësimin e drejtuesve të diplomacisë italiane për krizën e thellë që po kalon një vend shumë pranë nesh. Në fakt, një pjesë e madhe e emigrantëve të paligjshëm që shkojnë drejt Italisë nisen nga Tunizia dhe përmes Tunizisë kalon edhe gazsjellësi “Transmed”, i cili, duke filluar nga Algjeria, sjell pjesën më të madhe të metanit të importuar në Itali.


Vizita e znj Xhorxha Meloni (Giorgia Meloni) në Algjer pason ato të bëra nga presidenti Serxho Matarela (Sergio Mattarella) dhe ish-kryeministri Mario Draghi.


Me 25 miliardë metra kub gaz të furnizuar në vitin 2022, Algjeria është deri tani furnizuesi kryesor i gazit për Italinë, por është gjithashtu një nga aleatët tanë më të vendosur të saj.


Italia mbështeti shumë konkretisht luftën çlirimtare të Algjerisë, e cila filloi në vitin 1954 dhe përfundoi me pavarësinë në vitin 1962, vetëm pesë vjet pas poshtërimit të pësuar nga Franca dhe Britania e Madhe në krizën e Suezit, nga duart e Shteteve të Bashkuara.


Algjeria nuk ishte një koloni, por një territor metropolit i Francës, dhe mbështetja e Italisë për luftën për pavarësi, nuk është harruar kurrë as nga algjerianët, të cilët e konsiderojnë Enriko Matein (Enrico Mattei) një hero kombëtar, as nga francezët, të cilët, që atëherë kanë punuar për të rifituar ndikim mbi Algjerin, dhe në të njëjtën kohë, për të asgjësuar zonën e influencës së Italisë, në të gjithë Afrikën e Veriut.


Përpjekjet për të hequr Libinë nga sfera e influencës italiane filluan tashmë në vitin 1980. Në atë vit, informacioni i dërguar menjëherë nga qeveria italiane për z. Muhamer Gadafi (Muammar Gaddafi) shkaktoi dështimin e një grushti shteti të favorizuar nga Franca dhe Britania e Madhe.


Po atë vit ndodhën disa ngjarje dramatike, nga masakra e Ustikës deri tek ajo e Bolonjës. Pikërisht duke komentuar vizitën e znj Meloni në Algjer, drejtori i “Nomisma Energia”, David Tabareli (Davide Tabarelli), kujtoi në gazetën italiane Dielli 24-orësh (Il Sole 24 ore) sesi, sipas disa hipotezave do të kishte qenë pikërisht mbështetja për luftën çlirimtare algjeriane që provokoi sulmin që vrau z. Matei (Mattei), në vitin 1962, tre muaj e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë.


Që nga viti 1992, me fillimin e “Duarve të Pastra”, ndikimi italian në botë nuk ka bërë gjë tjetër veçse është tkurrur. Në kulmin e fuqisë së tij, me qeveritë e udhëhequra nga z. Betino Kraksi (Bettino Craxi), dhe z. Xhulio Andreoti (Giulio Andreotti), Italia mbështeti qeverinë demokratike të z. Raul Rikard Alfonso (Raul Ricardo Alfonso) në Argjentinë; sindikatën demokratike polake “Solidarnos”; qeverinë post-Franko të Filip Gonzalesit ( Felipe Gonzalez) në Spanjë; legjitimoi Ushtrinë Çlirimtare të Palestinës të e z. Jaser Arafat, duke e bërë atë një bashkëbisedues të mundshëm jo vetëm për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, por edhe për Izraelin; Presidenti somalez Siad Barre argumentoi; luajti lojëra të gjera me industritë dhe ndërmarrjet e veta financiare në SHBA, në BRSS, në të gjithë botën arabe, në Afrikë dhe gjithashtu në Evropë, ku z. Karl De Benedeti (Carlo De Benedetti) u përpoq të merrte përsipër “Société Générale belge”, dhe z. Silvio Berluskoni (Silvio Berlusconi) ndërmori aventurën franceze të "La Cinq". Që atëherë, Italia e ka parë zonën e saj të ndikimit ndërkombëtar të tkurret vazhdimisht, deri në atë pikë sa duhet të mbrojë prezencën e saj në Libi.


Vizita e znj. Xhorxha Meloni (Giorgia Meloni) në Tripoli duket se shënon një kthesë të rëndësishme, e mundësuar edhe një herë nga mbështetja që Shtetet e Bashkuara i ofrojnë Italisë.


Mirëpritja që i është bërë kreut të qeverisë italiane tregon një zgjedhje të saktë të fushës nga qeveria e z. Abdulhamid Dabaiba.


Marrëveshja e nënshkruar nga “Eni” dhe Kompania Kombëtare Libiane e Naftës përfaqëson një pikë kthese në luftën e gjatë për kontrollin dhe shfrytëzimin e burimeve energjetike libiane: një përplasje që ka parë dhe ende sheh kryesisht francezët, rusët dhe turqit të angazhuar në një përpjekje për të reduktuar praninë e Italisë në atë vend.


Marrëveshja për dorëzimin e pesë anijeve patrulluese për Qeverinë e Unitetit Kombëtar Libian është gjithashtu vendimtare, sepse forcon bashkëpunimin mes dy vendeve në mbrojtje dhe siguri, sektorë në të cilët Rusia, Turqia dhe vetë Franca janë ende më se të pranishme.


Kritikët argumentojnë me të drejtë se Roja Bregdetare Libiane është gjithçka tjetër veçse e pabesueshme, por ulja e fuqisë së komandantëve vendorë të luftës, kërkon forcimin e institucioneve, dhe një punë intensive për rindërtimin e strukturave shtetërore, që është gjëja më urgjente që duhet bërë në Libi.


Veprimi diplomatik i ndërmarrë nga ekzekutivi italain brenda pak javësh duket se bën të mundur, për herë të parë pas shumë vitesh, rikuperimin e asaj që dikur ishte sfera italiane e ndikimit në të ashtuquajturin "Mesdheu i zgjeruar".


Qeveria e vendit, të paktën tani për tani, shfaqet solide. Mbi të gjitha me daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, pesha specifike e Italisë është rritur papritur, jo vetëm sepse vendet e mëdha në BE janë rritur nga katër në tre, por edhe sepse Italia është i vetmi që mund të interpretojë interesat e SHBA-së brenda Këshillit Evropian.


Franca dhe Gjermania, në fakt, përbëjnë vetë thelbin e Evropës, ndërsa Spanja dhe Polonia janë vende shumë të vogla dhe periferike për të pasur një ndikim vendimtar brenda Këshillit të BE-së.


Prandaj, papritur Italia zgjoi interesin e Uashingtonit. Ardhja e z. Dragi (Draghit) si kryeministër nuk ishte e rastësishme dhe me mençuri, znj. Meloni zgjodhi të qëndronte pa hezitim përkrah SHBA-së, si për luftën në Ukrainë, ashtu edhe për përballjen strategjike me Kinën. Në këtë drejtim, vlen të kujtojmë se në javët e pakta të qeverisjes së saj, kryeministrja është takuar tashmë dy herë me kryeministrin japonez Fumio Kishida.


“Plani Mattei” i shpallur disa herë për Afrikën është i frymëzuar nga një filozofi e zhvillimit jo grabitqar, por e bashkëpunimit dhe ndihmës zhvillimore që ishte tipike për themeluesin e “Eni”.


Ndihet fakti që Rusia përmes mercenarëve të kompanisë Uagner (Wagner) i ka dëbuar francezët nga vendet e Sahelit - Mauritania, Republika e Afrikës Qendrore, Mali, Burkina Faso dhe ndoshta në të ardhmen e afërt edhe nga Çadi, dhe në këtë rrezik serioz gjeopolitik nuk është rastësi që mbështetja e Uashingtonit për qeverinë italiane, është një përpjekje për të stabilizuar Libinë.


Sigurisht që ky aktivizim i madh i kryeministres italiane dhe qeverisë së saj, nuk mund t'i kënaqë kushërinjtë francezë të italianëve. Për të thënë të vërtetën, përpjekja italiane për të rifituar ndikimin në Mesdhe nuk i pëlqen as Ankarasë dhe Londrës.


Prandaj, rezistenca, brenda dhe jashtë Italisë, do të jetë shumë e fortë, edhe sepse znj. Meloni dëshiron ta shoqërojë këtë veprim energjik të politikës së jashtme me forcimin e sistemit politik dhe institucional - nëpërmjet reformës kushtetuese dhe drejtësisë - dhe rimëkëmbjen e sovranitetit ekonomik, duke sjellë kompanitë strategjike si “Telecom Italia”, dhe ish-“Ilva” në kontrollin kombëtar.


Në muajt e ardhshëm, tensionet mund të rriten në mënyrë eksponenciale brenda dhe jashtë Italisë, duke çuar potencialisht në rreziqe sigurie. Në këtë kuptim, veprimet demonstrative kundër zyrave diplomatike italiane në Barcelonë dhe Berlin, të pretenduara nga anarkistët nuk janë shenjë e mirë.


Për të përballuar sfidat e situatës së re gjeopolitike, shërbimet italiane të sigurisë po rrisin nivelin e vëmendjes, dhe të gjitha forcat politike përgjegjëse, pa paragjykuar opozitën politike, po punojnë në drejtim të forcimit të Italisë dhe të pozicionit të saj, në një skenar ndërkombëtar që lufta në Ukrainë e ka bërë më të paqëndrueshëm dhe plot rreziqe.


Hozzászólások

0 csillagot kapott az 5-ből.
Még nincsenek értékelések

Értékelés hozzáadása
bottom of page