IZRAEL: QINDRA VETA PO MARSHOJNË NË PROTESTË DREJT SHTËPISË SË KRYEMINISTRIT BENJAMIN NETANJAHU; NË LAGJE NUK KA PRANI POLICORE | ME MIJËRA NJERËZ DEMONSTROJNË NË TEL AVIV KUNDËR QEVERISË IZRAELITE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 22
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Qindra protestues po marshojnë në Jerusalem drejt shtëpisë së kryeministrit Benjamin Netanjahu.
Në zonë nuk ka forca policore. Këtë e kanë bërë të ditur mediat izraelite dhe kanë publikuar edhe fotot.
Ndërkohë, mijëra njerëz po protestojnë kundër qeverisë në sheshin Habima në Tel Aviv.
Përveç kërkesës për kthimin e pengjeve, demonstruesit po protestojnë kundër përpjekjes së kryeministrit Netanjahu për të shkarkuar shefin e Shin Bet-it Ronen Bar dhe Prokurorin e Përgjithshëm Gali Baharav-Miara, dhe kundër rifillimit të armiqësive në Gaza, që i dhanë fund një armëpushimi disajavor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
ความคิดเห็น