IZRAELI MBYLLI NDIHMËN HUMANITARE PËR GAZËN; NUK KA PLANE PËR TË RIHAPUR KALIMIN E DËRGESAVE; MJET PRESIONI NDAJ HAMASIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 17
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Ministri i Mbrojtjes Israel Kac (Katz) e bën të qartë se Izraeli nuk ka ndërmend të rifillojë ndihmën humanitare për Rripin e Gazës në këtë fazë.
“Siç thashë në deklaratën time, politika e Izraelit është e qartë dhe asnjë ndihmë humanitare nuk do të hyjë në Gaza”, tha ai, siç raportohet nga enti mediatik “Times of Israel”.
Ministri Kac (Katz) thotë se bllokimi i ndihmave për të hyrë në Gaza është një nga mjetet kryesore që përdoret për të bërë presion ndaj Hamasit, përveç masave të tjera që Izraeli po merr.
“Në realitetin aktual, askush nuk do të sjellë ndihma humanitare në Gaza dhe askush nuk po përgatitet ta bëjë këtë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments