top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAELI NUK MUND TË JETË NJËKOHËSISHT NJË SHTET HEBRE DHE NJË DEMOKRACI LIBERALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 13, 2023
  • 5 min read

Kolonët izraelitë mblidhen gjatë një përleshjeje me palestinezët në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor, 19 nëntor 2022.

(foto: REUTERS/MUSSA QAWASMA).

Nga z. Gershon Baskin.

Artikullshkruesi është një sipërmarrës politik, dhe social, që ia ka kushtuar jetën paqes midis Izraelit dhe fqinjëve të tij. Ai është një anëtar themelues i partisë politike Kol Ezraheiha-Kol Muwanteneiha (Të gjithë qytetarët) në Izrael. Ai tani drejton The Holy Land Bond, dhe është drejtor i Lindjes së Mesme për Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve. Izraeli nuk ka qenë kurrë, dhe as nuk mund të jetë kurrë një shtet liberal demokratik çifut, sepse, është ndërtuar mbi idenë e supremacisë hebreje mbi palestinezët. Thelbi përfundimtar i trazirave gjyqësore që po udhëhiqet nga qeveria e z. Netanjahu, është krijimi i aftësisë për Izraelin, për të aneksuar territoret e pushtuara, pa u dhënë palestinezëve të drejta civile, politike dhe njerëzore. Forcat drejtuese të kësaj janë, natyrisht, ata që marrin emrin sinistë fetarë, dhe janë në thelb të lëvizjes izraelite të vendbanimeve. Interpretimi i tyre i shtrembëruar i Judaizmit u jep atyre justifikimin për shkatërrimin e demokracisë liberale, të cilën, ata dëshirojnë ta zëvendësojnë me versionin e tyre të ligjit fetar hebre. Për këto mendje të shtrembëruara, interpretimi i tyre i fjalës së Perëndisë që ata kanë krijuar është se Dhiata e Vjetër është një vepër tokësore për tokën e Izraelit, dhe fjala e Zotit, drejtuar profetit Joshua, për të shkatërruar dhe zhdukur njerëzit e vendit që ishin këtu para pushtimit të tij, sot i referohet popullit tjetër indigjen të kësaj toke – popullit palestinez. Siç shkrova javën e kaluar, ky shtrembërim i një botëkuptimi ka qenë fitimtar. Ata kanë fituar, të paktën tani për tani. Dhe nëse vazhdojnë të kenë sukses, do të jetë fundi i vizionit që shumica e izraelitëve ndajnë për një shetet liberal demokratik hebre. Historia e shtatëdhjetë e pesë viteve ka dëshmuar se Izraeli nuk ka qenë kurrë dhe as nuk mund të jetë kurrë një shtet liberal demokratik çifut, sepse është ndërtuar mbi idenë e supremacisë hebreje në një realitet ku më shumë se 20% e qytetarëve janë arabë palestinezë; nëse përfshijmë territoret nën kontrollin de facto të Izraelit, shumica e njerëzve që jetojnë këtu janë arabë palestinezë.

Kolonët hebrenj shikojnë ndërsa palestinezët protestojnë kundër vendbanimeve hebreje në fshatin Umm Safa, në Ramallah, Bregu Perëndimor më 7 korrik 2023. (kredia: FLASH90).

Kolonët hebrenj shikojnë ndërsa palestinezët protestojnë kundër vendbanimeve hebreje në fshatin Umm Safa, në Ramallah, Bregu Perëndimor më 7 korrik 2023. (kredia: FLASH90)

Izraeli mund të ketë qenë një demokraci liberale për shumicën e hebrenjve, por nuk ka qenë kurrë për shumicën e arabëve palestinezë – qytetarë të Izraelit, ose ata që jetojnë nën pushtimin izraelit.


Pati shumë kundërshtime javën e kaluar, kur deklarova se zgjidhja me dy shtete ndoshta kishte vdekur. Kushdo që e njeh realitetin në terren në Bregun Perëndimor të pushtuar, dhe Jeruzalemin lindor, mund të kuptojë lehtësisht se ndoshta nuk ka asnjë mundësi për të mundësuar ekzistencën e një shteti sovran palestinez.


Së bashku me rrëmbimet e mëdha të tokës, dhe kontrollin ushtarak kudo, ka pak zonë që mund të jetë një shtet sovran palestinez. Shtypja e ashpër e okupimit vazhdon të mbështesë urrejtjen, dhe armiqësinë e palestinezëve ndaj izraelitëve, që do të duhen breza të tërë paqeje, dhe ndërtimi besimi për të mundësuar një zgjidhje paqësore me dy shtete.


Shtypja e palestinezëve është ajo që çon drejtpërdrejt në dhunën palestineze kundër Izraelit sot. Por edhe ata që e njohin këtë, pohojnë se nuk ka zgjidhje tjetër, dhe se zgjidhja me dy shtete është zgjidhja më e mirë.


Mund të jetë zgjidhja më e mirë, por unë i sfidoj ata të na tregojnë se si është e mundur. Edhe në rrethanat më të mira, gjatë negociatave Olmert-Abbas, aneksimi izraelit i 4-5% të Bregut Perëndimor, me një shkëmbim toke 1:1 me palestinezët, do të mundësonte që rreth 80% e kolonëve izraelitë të bien nën sovranitetin izraelit pa lënë shtëpitë e tyre.


Por 20% do të mbeteshin brenda zonës së shtetit palestinez, dhe ata janë kolonët më të fortë ideologjikë – të njëjtët njerëz që po e shtyjnë trazirat gjyqësore përpara. Ata nuk do të largohen nga shtëpitë e tyre, dhe nuk do të pranojnë të jetojnë në një shtet palestinez.


Misioni i tyre jetësor ka qenë parandalimi i krijimit të një shteti palestinez. Ata përfaqësojnë gjithashtu ata që përdorin dhunën në masakrat kundër palestinezëve, dhe ata që do të kishin më shumë gjasa të merrnin armët kundër ushtarëve, dhe policëve izraelitë, që mund të dërgoheshin për t'i larguar nga shtëpitë e tyre.


CILA ËSHTË E ARDHMJA E IZRAELIT SI SHTET HEBRE?

Pse na duhet një shtet hebre?

Kështu që ne mund të shprehim identitetin tonë brenda një territori që ne kontrollojmë. Çfarë identiteti është ai? A është sulmi haredi që po pushton me shpejtësi lagjen Kiryat Hayovel në Jerusalem, ku unë kam jetuar për 32 vitet e fundit? Apo është identiteti hebre i Tel Avivit multikulturor?


Kush e kontrollon formimin e identitetit që duam të ruajmë? A është ministri aktual i Arsimit, me tendencat në ministrinë e rritjes së fesë që hyjnë në kurrikulat e shkollave laike hebraike në Izrael? Kjo është e njëjta ministri që gjithmonë i ka penguar qytetarët palestinezë të mësojnë për identitetin, narrativën dhe letërsinë e tyre.


Cilin shtet demokratik hebre duam? Shumë njerëz më thanë se ne kemi nevojë për një shtet hebre për shkak të Holokaustit. Një ambasador evropian, i cili nuk është hebre, tha se ne kemi nevojë për një shtet hebre, sepse ka popuj që kërkojnë të shkatërrojnë shtetin e Izraelit, dhe popullin hebre.


Unë e kuptoj frikën e tyre dhe e di traumën e popullit hebre, por ato arsye mund të kenë justifikuar pse krijimi i Izraelit ishte një imperativ moral pas Holokaustit, por nuk justifikon se çfarë është bërë Izraeli, dhe se si Izraeli e trajton popullin palestinez.


Zgjidhja e konfliktit palestinezo-izraelit është rruga përpara, jo bombat bërthamore, dhe operacionet periodike ushtarake që synojnë të fitojnë vota, dhe të testojnë teknologji të reja ushtarake, që industritë ushtarake të Izraelit mund t'i shesin më pas si armë të testuara në terren.


Botëkuptimi izraelit dhe çifut botëror ne lidhje me antisemitizmin është një realitet i ndërtuar në mënyrë të rreme. Nuk po e mohoj ekzistencën e antisemitizmit. Unë po them se të qenit anti-izraelit, ose të jesh kundër politikave të Izraelit në lidhje me Palestinën, apo edhe të mbështesësh BDS-në, nuk janë gjithmonë antisemitizëm. Në fakt, në shumicën e rasteve nuk është kështu.

Një zjarr në terren gjatë përleshjeve midis palestinezëve dhe kolonëve hebrenj pranë fshatit palestinez të Qusra, në Bregun Perëndimor, 22 qershor 2023 (kredia: FLASH90).

Por ne jemi luajtur nga të njëjtët njerëz që aktualisht po formësojnë realitetin tonë, dhe synojnë ta konvertojnë Izraelin në një shtet krejtësisht jodemokratik.


Suksesi i tyre tani do ta zhvendosë zyrtarisht Izraelin nga një formë e re e një shteti aparteidi, në një realitet të plotë të aparteidit. Jo vetëm që Izraeli do të jetë një shtet i paprekur nga këndvështrimi i botës, ai do të jetë një shtet ku ndoshta gjysma e Izraelit nuk do të dëshirojë të jetë pjesë e tij.


Ata që aktualisht luftojnë për shpirtin e Izraelit duhet të shikojnë thellë në pasqyrë, dhe të kuptojnë se ajo për të cilën po luftojmë, nuk është vetëm të parandalojmë emërimin e gjyqtarëve politikë në Gjykatën e Lartë, ose të parandalojmë korrupsionin e liderëve që të emërojnë kë të duan, të kualifikuar apo jo.


Bëhet fjalë për aftësinë e vërtetë për të qenë një demokraci e vërtetë liberale për herë të parë. Bëhet fjalë për marrjen më në fund të një vendimi për marrëdhëniet midis hebrenjve izraelitë, dhe palestinezëve izraelitë, dhe se si do të jetojmë në paqe me fqinjët tanë palestinezë.


Bëhet fjalë për të kërkuar që ne të heqim ligjin e shtetit-komb hebre, dhe të miratojmë një ligj kushtetues, për barazinë e të gjithë qytetarëve. Nëse doni të mbroni demokracinë tonë liberale, atëherë Izraeli duhet të jetë shteti i të gjithë qytetarëve të tij, ku çdo qytetar dhe çdo grup qytetarësh kanë të njëjtat të drejta – duke përfshirë të drejtën për të shprehur dhe për të nxitur identitetin e tyre të veçantë.

Copyright | Agjencia Telegrafike Vox



Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page