top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAELI SULMON SIRINË | BOMBARDOHET AEROPORTI I ALEPOS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 28, 2023
  • 3 min read

Nga z. Mauro Undelikato (Mauro Indelikato). Alepo, Siri | Në orët e fundit, një bombardim ka prekur aeroportin ndërkombëtar të Alepos, qyteti i dytë më i madh në Siri. Vetë Ministria siriane e Mbrojtjes dha njoftimin, e cila ia atribuoi përgjegjësinë për sulmin forcave ajrore izraelite. “Rreth orës 4:30 – thuhet në një shënim të publikuar në agjencinë Sana – armiku izraelit kreu një sulm ajror nga Mesdheu, në perëndim të Latakisë, kundër aeroportit ndërkombëtar të Alepos, duke shkaktuar dëme materiale në asfalt, dhe duke e nxjerrë aeroportin jashtë shërbim”. Nuk është hera e parë që aeroporti vihet në shënjestër. Në mars, bastisjet e tjera, që i atribuohen aviacionit izraelit, kishin shkaktuar tashmë dëme serioze. Qeveria e shtetit hebre, nga ana e saj, prej vitesh është përfshirë në operacione që synojnë të shënjestrojnë objektivat iraniane, të pranishme në territorin sirian. Nëse deri vitin e kaluar bastisjet ishin të përqendruara në Sirinë jugore, dhe në zonën e Damaskut, prej disa muajsh bombardimet kanë prekur edhe Alepon. BASTISJA E ALEPOS. Aeroporti “Aleppino” ka një rëndësi sa logjistike dhe simbolike. Aeroporti është në fakt themelor për ekonominë e brishtë siriane, duke u përballur me një konflikt të pafund, dhe me sanksionet perëndimore. Këtu kalojnë tregtitë kryesore të vendit, duke e konsideruar funksionin e Aleppos si “kryeqyteti ekonomik” i Sirisë. Por, aeroporti është gjithashtu një simbol i rezistencës së ushtrisë së Damaskut, kundër grupeve islamike, dhe opozitare, të cilat, për katër vjet, nga viti 2012, deri në 2016, luftuan për qytetin e besnikëve. Në fakt, struktura ka mbetur gjithmonë në duart e ushtrisë, e cila, ka mundur të marrë vazhdimisht furnizime, edhe gjatë fazave më kritike të betejës që përfundoi në dhjetor 2016. Prandaj, për qeverinë e presidentit Bashar Al Assad, bastisja brenda aeroportit, paraqet një goditje të rëndë në fronte të ndryshme. Sipas informacioneve të fundit, të paktën dy bomba ranë në pista, dhe kjo e çoi sistemin e aeroportit të Aleppos në një rrëmujë. Struktura është mbyllur, dhe për këtë arsye avionët nuk mund të ngrihen, dhe as të zbresin. Burime ushtarake nga Damasku, kanë saktësuar se po punohet për të siguruar një rihapje sa më shpejt të jetë e mundur. Minimizimi i përçarjes ekonomike, dhe logjistike, është objektivi kryesor i autoriteteve vendore, por, me spektrin e bastisjeve të mëtejshme, në ditët në vijim. SHQETËSIMET IZRAELITE. Izraeli në operacionet e tij në Siri nuk duket se synon veçanërisht objektivat e Damaskut. Objektivi i vërtetë ka të bëjë me Iranin. Në fakt, Teherani e ndihmoi Presidentin Asad në vitet më të vështira të luftës civile, duke dërguar ushtarë, milici, para dhe armë për ushtrinë. Prandaj, brenda territorit sirian, janë ngritur garnizone ushtarake iraniane, të cilat, janë një shqetësim i madh për shtetin hebre. Bastisjet kryhen shpesh në Siri. Sidomos në provincat jugore, ato në kufi me Izraelin, dhe në bazat ushtarake përreth Damaskut. Si kryeministri aktual Netanjahu (Netanyahu), ashtu edhe paraardhësi i tij z. Naftali Bennet, e kanë konsideruar gjithmonë praninë e garnizoneve iraniane disa hapa larg kufirit, si një kërcënim për sigurinë e tyre. Kështu, Izraeli mori një dritë jeshile të heshtur, nga Rusia, për të kryer operacionet e tij në Siri. Në fakt, duhet mbajtur mend se hapësira ajrore siriane kontrollohet kryesisht nga Moska, aleati kryesor i z. Asad. Për të kryer bombardime në bazat siriane, është e nevojshme të kemi një pëlqim joformal nga Kremlini. Meqenëse Rusia ka qenë aktive në vendin arab, shumë kanë spekuluar për një marrëveshje mes Moskës dhe diplomacisë izraelite, e cila, synonte shmangien e ndërhyrjeve të veçanta të shtetit hebre kundër z. Asad, në këmbim të dritës jeshile, për sulme kundër objektivave iraniane. Megjithatë, intensifikimi i operacioneve izraelite mund të shkaktojë siklet si në Damask, dhe mbi të gjitha në Moskë. Për më tepër, përçarjet në veri të Sirisë, e bëjnë territorin kombëtar shumë të cenueshëm në sytë e opinionit publik. Kjo rrethanë e fundit rrezikon të vërë në vështirësi edhe vetë presidentin Asad. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page