JAIR NETANJAHU (DJALI I KRYEMINISTRIT IZRAELIT BENJAMIN NETANJAHU) SULMOI POLITIKISHT PRESIDENTIN E FRANCËS NË LIDHJE ME SYNIMIN E TIJ PËR NJOHJEN E SHTETIT PALESTINEZ NË MUAJIN QERSHOR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 days ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Djali 33-vjeçar i kryeministrit izraelit, Jair Netanjahu (Yair Netanyahu), ka nisur një sulm ndaj presidentit francez Emanuel Makron për deklaratat e tij për njohjen e një shteti palestinez brenda disa muajsh.
“Po për pavarësinë e Kaledonisë së Re!
Po pavarësisë së Polinezisë Franceze!
Po për pavarësinë e Korsikës!
Po pavarësisë së Baskëve!
Po pavarësisë së Guinesë Franceze!”.
Djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu e shkroi këtë në platformën sociale virtuale Iks (X).
Presidenti Makron, në një intervistë për transmetuesin televiziv “France 5”, deklaroi se Franca mund të ndërmarrë hapin gjatë një konference të OKB-së në Nju Jork, në muajin qershor, duke thënë se shpreson se kjo do të çojë në njohjen reciproke të një shteti palestinez dhe Izraelit.
“Ne duhet të shkojmë drejt njohjes dhe do ta bëjmë këtë në muajt e ardhshëm”, tha presidenti Makron.
Deklaratat e tij ndezën një valë kritikash nga grupet e krahut të djathtë në Francë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se presidenti francez Emanuel Makron po bën një gabim serioz duke promovuar idenë e një shteti palestinez.
“Presidenti Makron po bën një gabim të rëndë duke vazhduar të promovojë idenë e një shteti palestinez në qendër të tokës sonë, një shtet, aspirata e vetme e të cilit është shkatërrimi i Izraelit”, shkroi kryeministri Netanjahu në platformën sociale virtuale Iks (X), duke reaguar ndaj deklaratave të fundit të kreut të shtetit francez.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments