JAKUZA JAPONEZE PO PËRPIQET TË RINGRIHET NGA SHITJA E DROGËS DHE SHFRYTËZIMI I FEMRAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 1, 2023
- 5 min read

Nga z. Federiko Xhuliani (Federico Giuliani).
Tokio, Japoni | Shenjat e ndriçuara nxjerrin një dritë verbuese që depërton në sy.
Vapa e zjarrtë e verës, pavarësisht se është mesi i natës, ju njom rrobat me djersë.
Ecja në rrugët e Kabukiços (Kabukicho) nuk është e lodhshme – e pamundur, duke qenë se jemi në lagjen kryesore të dritave të kuqe të Tokios, më e madhja në Japoni – por është padyshim e ndërlikuar.
Jo vetëm për klimën, e cila prej javësh është ndaluese, por edhe për turmat e njerëzve që mbushin rrugicat e zonës si një lumë në përmbytje.
Pandemia e Covid-19 është një kujtim i largët, dhe Japonia është rikthyer për të mirëpritur turistët, vendas dhe të huaj.
Shumë prej tyre presin të perëndojë dielli për të shijuar atmosferën e Akihabara, Shibuya, Ginza, Shinjuku, thjesht për të përmendur disa nga zonat më të njohura të kryeqytetit japonez.
Duke folur për Shinjuku, thjesht ecni disa qindra metra nga stacioni qendror lokal, ngjitni disa rrugë të gjera të rrethuara nga restorante të gjalla dhe arkada të vogla të mbushura me klientë, dhe ja ku jemi në Dritat e Kuqe më të famshme dhe më të përfolura në Tokio.
Në teori përfundoni në Kabukiço për disa arsye. Për të “argëtuar”, sipas rregullave të rrepta në fuqi (që ndalojnë si prostitucionin, ashtu edhe marrëdhëniet seksuale me pagesë teknikisht), në një nga shumë vendet e hapura edhe për gaijin, të huajt apo për qëllime turistike, për kënaqësinë e vizitës në lagje, sado e veçantë dhe e ndryshme nga standardet perëndimore.
E gjithë kjo vlen nëse jeni udhëtarë kureshtarë, ose qytetarë të tërhequr nga dëshirat trupore. Gangsterët dhe kriminelët kanë arsye të tjera për t'u ndenjur në rrugicat e Kabukiços: paratë dhe biznesi.
GANGSTERËT E KABUKIÇOS.
Japonia është një vend shumë i sigurt.
Shkalla e krimit të dhunshëm është ndër më të ulëtat në botë, me një shkallë vrasjesh, për shembull, prej 0.2 për 100 mijë njerëz (krahasuar me pesë në Shtetet e Bashkuara).
Herë pas here, megjithatë, faqet e gazetave lokale tregojnë se çfarë po ndodh në lagjet e varfëra të vendit.
Në Tokio, për shembull, Kabukiço e lartpërmendur është një lagje që shpesh ka regjistruar lajme në lidhje me krimin.
Në janar 2019, z. Li Hung Jong (Lee Hung Jong), një 65-vjeçar korean, banor i Tokios dhe ish-anëtar i Jakuzës (mafies japoneze), organizatës famëkeqe të krimit japonez, u qëllua dhe u vra ndërsa ishte në një ndërtesë karaoke.
Sulmuesi i dyshuar, i cili, u largua nga vendi i krimit me një motoçikletë, kreu një sulm të paramenduar, pasojë e problemeve personale të paspecifikuara mes viktimës dhe grupeve të tjera kriminale.
Një episod i bujshëm si ai që sapo përshkruam është i rrallë.
Episodet më të lehta, të tilla si përleshjet dhe pastrimi i llogarive, nuk janë aspak.
Pas tyre ka gjithmonë Jakuza, e heshtur dhe e konsideruar në rrugën drejt perëndimit, por ende e gjallë, dhe e etur për t'u përshtatur me të tashmen.
BIZNESET E REJA.
Sigurisht, vitet e arta të gangsterëve japonezë kanë mbaruar shumë kohë më parë, që kur, pasi një luftë bandash në vitet 1980 shkaktoi dhjetëra vdekje dhe qindra plagosje, protesta publike çoi në miratimin e ligjeve shumë të ashpra kundër Jakuzës nga qeveria.
Anëtarët e familjes mafioze janë bërë gjithnjë e më të margjinalizuar, sepse, meqenëse edhe pagesa e tyre ishte e jashtëligjshme, ata nuk mund të blejnë një makinë, të hapin një llogari bankare apo të marrin sigurim.
Le të kujtojmë, në fakt, se Jakuza nuk është një shoqëri sekrete, ajo vepron në të hapur, dhe mirëmban rregullisht zyrat e saj.
Për dekada, atmosfera e këtyre personazheve ishte e garantuar nga një kod nderi, dhe aftësia e tyre, për të mbajtur nën kontroll krimin e rrugës, aq sa ndikimi i tyre arriti të arrinte në qarqet më të larta të pushtetit.
Situata sot është shumë e ndryshme dhe mjeshtrit e vjetër të botës së krimit po përpiqen të riorganizohen në një farë mënyre.
Një numër i gangsterëve Jakuza janë të vendosur në fortesën e Kabukiços, në një zonë kryesisht tregtare, dhe gjithashtu të popullarizuar nga vizitorët e huaj.
INDUSTRIA E ARGËTIMIT PËR TË RRITURIT.
Në Kabukiço situata është e gjallë, jo aq në sipërfaqe, por në thellësi. Vetëm tre vjet më parë, gazeta japoneze Asahi Shimbun raportoi një përleshje që shpërtheu në lagjen e dritave të kuqe.
Kjo çështje nuk ishte gjë tjetër veçse shpërthimi i një lufte latente midis një grupi Jakuza, Sumiyoshi-kai, dhe “Natural” (një organizatë agresive dhe e mirëfinancuar “skauting-zbulime” e interesuar në rekrutimin e vajzave për të punuar në industrinë e jetës së natës në Shinjuku dhe zonave përreth).
“Natural” është përplasur vazhdimisht me gangsterët për rekrutimin e grave për punë natën në klubet e hosteve, baret dhe ambientet e tjera argëtuese të të rriturve.
Një “zbulues”, zakonisht, gjendet në një rrugë në një zonë të gjallë, dhe është përgjegjës për afrimin e grave, që kalojnë me oferta pune.
Këta njerëz paguhen për çdo referim. Me pak fjalë, në rrezik janë rrugët ku garohen gratë që do të rekrutohen.
DORA E MAFIES NIGERIANE.
Për ta komplikuar më tej skenarin gjejmë një temë tjetër: mafia nigeriane.
Nuk është e vështirë të shikosh burra me ngjyrë që përgjojnë në disa cepa të rrugëve të caktuara në Kabukiço. Disa thjesht qëndrojnë dhe flasin me njëri-tjetrin. Të tjerë monitorojnë turmën, dhe nëse bien në sy të një të huaji, pyesin me mirësjellje “nëse ka nevojë për ndonjë gjë” (nënkupto: argëtim në një nga shumë klubet e të rriturve të disponueshme në zonë).
Nuk është e qartë pse ata janë atje pa i parë më parë raportet e zakonshme të ofruara nga gazetat japoneze.
Në vitin 2014, historia e klubit të Maces së Vogël, që ndodhet gjithashtu në Kabukiço, bëri bujë.
Dy amvisa filipinase në klub përfunduan në pranga të akuzuara për drogën e klientëve meshkuj, dhe vjedhjen e parave nga llogaritë e tyre bankare.
Menaxheri i klubit, një shtetas nigerian, ishte arrestuar më parë për të njëjtat akuza disa javë para ngjarjeve.
Sipas tabloidit Nikkan Gendai, rasti nuk ishte i pazakontë sepse mafia nigeriane vazhdon të bëjë para të lehta në Kabukiço.
Duket se kriminelët afrikanë zakonisht martohen me gra japoneze për të marrë një qëndrim të përhershëm në Japoni - ata do të preferonin gra të pasura, për të cilat, gjetja e një partneri do të ishte më komplekse - dhe më pas zhyten në botën e biznesit të fshehtë.
Ndërmjetësimi i shitjes së heroinës me anëtarët e Jakuzës, detyrimi i grave të huaja në prostitucion, pastrimi i parave, dhe organizimi i martesave të rreme, janë ndër aktivitetet e tyre më të zakonshme të paligjshme.
LIDHJA ME TRIADAT KINEZE.
Në muajin qershor, shtatë shtetas kinezë u arrestuan me akuzën e kontrabandës së rreth 700 kilogramë metamfetaminë kristal pluhur, të paketuar në dërrasa druri, dhe transportuar në Japoni.
Lajmi ka ngritur frikën e lidhjeve në rritje midis Triadave Kineze jashtë shtetit dhe gangsterëve Jakuza, ndikimi në rënie i të cilëve, po nxit nevojën e tyre për të synuar burime të ndryshme të ardhurash: industrinë e argëtimit për të rriturit, por, edhe për drogën shumë më të pasur.
Mallrat e sekuestruara – konfiskimi i dytë më i madh i këtij lloji nga policia japoneze – kapin vlerën e rreth 310 milionë dollarëve.
Çmimi i metamfetaminës po rritet në Japoni, pasi vendi është larg prodhuesit kryesor të Azisë, Mianmarit, dhe i ndarë nga deti, nga qendra rajonale e kimikateve pararendëse, Kina.
Kristalet u transportuan në Tokio në fillim të muajit mars, në shtatë kontejnerë në bordin e një anijeje me origjinë nga Dubai, e cila, u ndal në qytetin kinez Ningbo.
Policia japoneze mbetet hermetike në lidhje me rrjetet e sakta kriminale. Hetuesit thonë se shkalla e arrestimit mund të tregojë për një lidhje të ndërlikuar mes gangsterëve japonezë dhe të huaj.
Ndërsa nga njëra anë grupe të ndryshme Jakuza janë të lumtur të marrin mbështetjen e ofruar nga Triadat - veçanërisht grupi i njohur si Dragonët Kinez - të tjerët nuk kanë ndërmend t'u lënë vendin homologëve të tyre jashtë shtetit.
A mund të ringjallin vërtet gangsterët japonezë “G”-në dhe “D”-në, gratë dhe drogën?
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments