Uashington, Amerikë | Lehtësimi i pjesshëm i pranisë së marinsave amerikanë nga ishulli Okinaua (Okinawa), në Japoni, drejt protektoratit amerikan të Guam-it, në Paqësorin perëndimor, do të fillojë në muajin dhjetor.
Kjo u konfirmua nga një zyrtar i Korpusit Amerikan në dritën e planit për të riorganizuar forcat mes dy vendeve aleate, që synon uljen e peshës së prefekturës që strehon disa baza ushtarake.
Plani i cili duhet të përfundojë deri në vitin 2028 ka të bëjë me lëvizjen e 4000 nga rreth 19 mijë marinsave të vendosur aktualisht në Okinaua, ndërsa 5000 ushtarë të tjerë do të vendosen më vonë në vende të tilla si Hauai (Hawaii) dhe në territorin e arkipelagut.
Pas pushtimit të SHBA pas Luftës së Dytë Botërore, dhe rëndësisë strategjike të ishullit për shkak të afërsisë së tij me Kinën dhe Gadishullin Korean, prefektura priti shumicën e objekteve ushtarake amerikane në Japoni.
Një dinamikë që ka ngjallur pakënaqësi në rritje tek banorët për shkak të nivelit të lartë të krimit dhe ndotjes që lidhet me praninë ushtarake.
Kostoja e lëvizjes në Guam, ku filloi puna e ndërtimit në Kamp (Camp) Blaz, vlerësohet në 8.7 miliardë dollarë, nga të cilat deri në 2.8 miliardë dollarë do të përballohen nga qeveria e Tokios.
Prefektura Okinaua-s është shtëpia e më shumë se 70% e objekteve të përdorura ekskluzivisht nga ushtria amerikane, pavarësisht se përfaqëson vetëm 0.6 për qind të sipërfaqes totale të tokës së Japonisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments