JAPONI: ÇMIMET E ORIZIT NË TOKIO U RRITËN ME 90% NË MARS | ÇMIMI I ORIZIT PRITET TË RRITET EDHE NË SHQIPËRI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 29
- 1 min read

Tokio, Japoni | Lëshimi i fundit i stoqeve vendase nga qeveria japoneze nuk ishte i mjaftueshëm për të frenuar rritjen e çmimeve të orizit në Tokio, i cili, u rrit gati 90% në muajin mars krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo sipas të dhënave më të fundit për çmimet e konsumit për muajin aktual, të cilat, janë rritur me 89.6%, më e lartë se rritja me 77.5% me bazë vjetore në muajin shkurt: është rritja më e madhe që nga viti 1971, kur u vunë në dispozicion të dhëna të krahasueshme për 23 bashkitë e Tokios.
Sipas Ministrisë së Komunikacioneve, ndër artikujt që kanë të bëjnë me furnizimet me oriz, janë rritur me 8.4 për qind edhe onigiri klasik, topat e orizit, kostoja e të cilave është rritur me 11.8%, ushqimet me “bento”, ndërsa ato të sushit të servirur në restorante janë rritur me 8.7%.
Rritja e çmimeve të orizit pasoi një korrje të dobët në verën e vitit 2023, për shkak të temperaturave të larta që uli sasinë e orizit të disponueshëm për shpërndarje, si dhe pranisë së paprecedentë të turistëve të huaj në vitin 2024, gjë që rriti konsumin e orizit në restorante përtej vlerësimeve.
Çmimet e orizit në Japoni janë rritur vazhdimisht që nga vera e kaluar, pas paralajmërimit për një mega-tërmet të mundshëm në Hendekun Nankai, zona që kufizohet me bregdetin jugor të arkipelagut, ku ndodhet kryeqyteti Tokio, duke shkaktuar blerje paniku te popullata.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários