JAPONIA U BË VENDI I PESTË QË ARRITI NË HËNË PASI ANIJA E SAJ KOZMIKE U UL NË SIPËRFAQEN HËNORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 19, 2024
- 2 min read
Tokio, Japoni | Japonia u bë vendi i pestë në histori që arriti në Hënë, kur anija e saj kozmike u ul në sipërfaqen hënore, herët, të shtunën, thanë zyrtarët.
Por një problem me furnizimin me energji do të thotë se misioni mund të jetë në rrezik.
Zyrtarët thanë gjithashtu se u duhej më shumë kohë për të analizuar nëse anija kozmike, e cila, nuk mbante astronautë, bëri një ulje të saktë - një nga prioritetet e misionit.
Z. Hitoshi Kuninaka, kreu i Institutit të Shkencës Hapësinore dhe Astronautike, tha se ata besojnë se roverët u nisën, dhe të dhënat po transmetoheshin përsëri në Tokë, nga Smart Lander.
Por ai tha se bateria diellore e SLIM nuk po gjeneronte energji, dhe jeta e baterisë së anijes kozmike do të zgjaste vetëm disa orë të tjera.
Ai tha se prioriteti tani ishte që anija të mblidhte sa më shumë të dhëna të hënës, për baterinë e mbetur.
Japonia ndjek Shtetet e Bashkuara, ish-Bashkimin Sovjetik, Kinën dhe Indinë në arritjen e Hënës.
Z. Kuninaka tha se ai beson se programi hapësinor i Japonisë së paku arriti suksesin minimal. SLIM u ul në Hënë rreth orës 12:20 të mesditës. Kishte një pritje të tensionuar për lajme, pasi kontrolli i misionit të agjencisë hapësinore japoneze fillimisht tha se SLIM ishte në sipërfaqen hënore, por se ishte ende duke kontrolluar statusin e tij.
Nuk u dhanë detaje të tjera, deri në një konferencë shtypi, gati dy orë më vonë.
Që misioni të konsiderohet plotësisht i suksesshëm, zyrtarët e hapësirës duhet të konfirmojnë nëse SLIM bëri një ulje të saktë.
Z. Kuninaka tha se ndërsa nevojitet më shumë kohë, ai personalisht mendon se ka shumë të ngjarë të jetë arritur, bazuar në vëzhgimin e tij të të dhënave, që tregojnë lëvizjen e anijes deri në ulje.
SLIM, i cili synonte të godiste një objektiv shumë të vogël, është një anije kozmike e lehtë, me përmasat e një automjeti pasagjerësh.
Ishte duke përdorur teknologjinë e uljes së saktë, që premton kontroll shumë më të madh se çdo ulje e mëparshme në hënë.
Ndërsa shumica e sondave të mëparshme kanë përdorur zona uljeje rreth 10 kilometra (gjashtë milje) të gjera, SLIM po synonte një objektiv prej vetëm 100 metrash.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments