JENI 60 VJEÇ DHE DONI KUJTESËN SI TË ISHIT 20? | KA ZGJIDHJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 19, 2023
- 3 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Nëse dëshironi që mendja juaj të mos ju lërë kurrë, dhe të funksionojë si një orë e rregulluar mirë, sigurohuni që ta praktikoni shpesh me aktivitetin e duhur në moshën e duhur. Ka shumë mënyra se si mund të përmirësohet kujtesa e të moshuarve, dhe një studim ka gjetur një mjet të lehtë dhe argëtues. Më konkretisht, sipas një studimi më të ri nga Universiteti i Yorkut, i botuar në Heliyon, të rriturit e moshuar që luajnë lojëra dixhitale, enigmash kanë të njëjtat aftësi kujtese si njëzet vjeçarët! Në fakt, të rriturit e moshës 60 vjeç e lart që luanin lojëra dixhitale enigmash, kishin një aftësi më të madhe për t'u përqendruar, duke injoruar shpërqendrimet. Megjithatë, të moshuarit që luanin lojëra strategjike, nuk treguan të njëjtat përmirësime në kujtesë, ose përqendrim. Hulumtimet e mëparshme, kanë treguar se mënyra se si ne ruajmë informacionin në tru, ndryshon me kalimin e moshës. Në fund të fundit, dihet se kujtesa bie me kalimin e moshës, veçanërisht kujtesa e punës, pra aftësia për të kujtuar shumë gjëra në të njëjtën kohë. Loja më e mirë për çdo moshë. Ekipi hulumtues në mënyrë specifike donte të hetonte efektet e llojeve specifike të stimulimit mendor, si lojërat, dhe të shqyrtonte nëse ato ofronin efekte të ndryshme, në varësi të moshës. Studimi i tyre përfshiu të rritur, të rinj dhe të moshuar, të cilët do të zgjidhnin të luanin lojëra dixhitale, edhe në jetën e tyre të përditshme. Kjo rezultoi në një gamë të gjerë lojërash që u testuan së bashku me një eksperiment dixhital që kërkonte nga pjesëmarrësit të mësonin përmendësh imazhet ndërsa ishin të hutuar. “Në përgjithësi, njerëzit kanë një aftësi të mirë për të injoruar shpërqendrimet e parëndësishme. Ne do të prisnim, për shembull, që një person të jetë në gjendje të mësojë përmendësh emrin e një rruge, ndërsa shpërqendrohet nga një fëmijë ose një qen, por kjo aftësi bie me kalimin e moshës. Lojërat me enigma për të moshuarit kishin këtë aftësi të mahnitshme për të mbështetur aftësitë njohëse në atë masë sa nivelet e kujtesës dhe përqendrimit ishin të njëjta me një 20-vjeçar që nuk kishte luajtur lojëra me enigma”, shpjegon Dr. Xho Kating (Joe Cutting), nga Departamenti i Informatikës në Universitetin e Jorkut. Por çfarë efekti patën në kujtesë llojet e tjera të lojërave? Përveç lojërave strategjike, të cilat në fund të fundit nuk kontribuan në kujtesën e të moshuarve, lojërat aksion dhanë rezultate pozitive edhe për më të rinjtë: “Shumë kërkime janë fokusuar në lojërat aksion, pasi mendohet se reagimi i shpejtë, dhe gjurmimi i qëllimit, ndihmojnë vëmendjen dhe kujtesën”. Megjithatë, analiza jonë e re tregon se elementët e veprimit nuk duket se ofrojnë përfitime të rëndësishme për të rriturit më të rinj. Në vend të kësaj, duket se janë elementët strategjikë të lojërave - planifikimi dhe zgjidhja e problemeve, për shembull - që stimulojnë kujtesën dhe vëmendjen më të mirë në njerëz të rinj. Megjithatë, ne nuk shohim të njëjtin efekt tek të rriturit e moshuar, dhe nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar pse ndodh kjo. “Ne nuk mund të përjashtojmë ende që lojërat strategjike të luajtura nga të moshuarit nuk janë aq të vështira sa lojërat e luajtura nga të rinjtë, dhe se niveli i sfidës, mund të jetë i rëndësishëm për përmirësimin e kujtesës”, vëren Dr. Fiona MekNeb (Fiona McNab), nga Departamenti i Psikologjisë në universitetin e Jorkut. Studiuesit arrijnë në përfundimin se studimi i ardhshëm mund të fokusohet në atë se pse ka një ndryshim midis efekteve të llojeve të lojës, në varësi të moshës së lojtarit, dhe nëse kjo lidhet me mënyrën se si truri ruan informacionin, ndërsa njerëzit rriten. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments