JONIDA PROGA: VËLLAI IM EGLI PROGA U VRA NGA 4 BARBARË | NJË PREJ TË CILËVE (DENIS MEÇE) U DORËZUA NË MËNYRË TË KONTROLLUAR NDËRSA 3 TË TJERËT JANË LËNË TË LIRË DHE KANË 9 DITË QË PINË RAKI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 19, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Znj. Jonida Proga, motra e z. Egli Proga, i cili u vra para disa ditësh në Pogradec nga ai dyshuari Denis Meçe, deklaroi se nga protesta e zhvilluar mbrëmjen e sotme për të sensibilizuar institucionet e hetimit penal për vrasjen e z. Proga se ai u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Ajo theksoi se z. Egli Proga u qëllua nga 4 barbarë, një prej të cilëve u dorëzua në mënyrë të kontrolluar, ndërsa 3 të tjerët janë lënë të lirë dhe kanë 9 ditë që pinë raki.
“Prokuroria, gjykata dhe policia ta dëgjojnë mirë. Egli u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Unë nuk akuzoj pa bazë vetëm sepse më ka vdekur vëllai me të cilin u rrita. I thashë prokurores se nuk mund ta bëjë drejtësinë e vëllait tim.
Ai u qëllua nga 4 barbarë. Njëri prej tyre u dorëzua në formë të kontrolluar, të tjerët kanë 9 ditë që pinë raki.
Kjo është drejtësia? Prokurorja që la barbarët të pinë raki u hoq nga çështja pas kërkesës sime.
Horri që ka marrë përispër vrasjen është organizuar që ta marrë ai që të shpëtojnë të tjerët.
Ky maskara kur u dorëzua në polici tha se Eglin nuk e preku fare me dorë. Nuk ka dëshmitarë, kamera. Përse u dorëzua kur nuk ka prova?
Sepse thanë se Egli vdiq nga pija?
Një nga vrasësit e vëllait tim fjeti gjumë dhe thirri avokatin për t’u dorëzuar. Ky maskara tha se Egli vdiq vetë, nuk e preku me dorë.
Policia e pa për 30 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën me dorë.
Maskarai që e vrau e pa dhe nuk e ndihmoi. Ai ka emër, Leonidha Guçe”, denoncoi znj. Jonida Proga.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments