top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

JORDAN BELFORT (NDËRMJETËSI I PËRJETËSUAR NGA AKTORI LEONARDO DI KAPRIO NË FILMIN E REGJIZORIT MARTIN SKORCEZE ME TITULL “UJKU I UOLLSTRITIT”) THA SE SHBA DUHET TË BËJË SIÇ BËN PRESIDENTI ARGJENTINAS.

Uashington, Amerikë | Në Shtetet e Bashkuara ata duhet të bëjnë si Milei dhe të marrin sharrë elektrike me zinxhir, është e pabesueshme të shohësh se si stoqet në Argjentinë filluan të fluturojnë sapo qeveria ndaloi së shpenzuari para dhe filloi masat shtrënguese.

 

Shpresa dhe analiza për situatën aktuale argjentinase nuk vjen nga asnjë ekspert.

 

Folësi është në fakt z. Jordan Belfort, ndërmjetësi i përjetësuar nga aktori Leonardo di Kaprio (Caprio) në filmin e regjizorit Martin Skorceze (Scorsese), me titull Ujku i Uollstritit (The Wolf of Wall Street).

 

I dënuar tashmë në SHBA për tregti të brendshme dhe pastrim parash, z. Belfort - sot një pedagog i kërkuar - është i martuar me një modele argjentinase dhe shpesh viziton vendin e Amerikës së Jugut.

 

I intervistuar nga transmetuesi lokal Neura, ai vlerësoi presidentin Milei dhe zmadhoi mundësitë e rritjes së Argjentinës, duke thënë sa ajo është një vend që ka gjithçka: energji, minerale, burime natyrore dhe njerëz me arsim të mirë.

 

Sipas z. Belfort në këtë kuptim Argjentina është e lehtë për të folur me një investitor dhe problemi kryesor i saj deri më sot është se ka qenë vendi më i keq i qeverisur.

 

Emblema e financierëve të kapitalizmit të egër të viteve 1990 përkon gjithashtu me presidentin Milei në refuzimin e tij të Peronizmit.

 

Unë kurrë nuk e kam kuptuar të gjithë Perón dhe Evita. Sipas mendimit tim, një vizion si ai peronist shkatërron një vend, thjesht nuk funksionon”, tha ai.

 

Pasi ka marrë lavdërimet e miliardierit Illn Mask (Elon Musk) dhe ato të z. Danlld Tramp (Donald Trump), udhëheqësi argjentinas që pretendon ndër të tjera se është anarko-kapitalist, tani merr edhe ato të “Ujkut të Uoll Stritit”, njeriu që ndoshta më shumë se kushdo tjetër mishëron idealin e tregut të lirë të lirë nga rregullat dhe imponimet.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page