top of page
E BARDHË SHIRIT.png

JUNTA USHTARAKE BIRMANEZE NGRIT DUART LART; BËRI THIRRJE PËR NDIHMË NDËRKOMBËTARE | GJENDJA E JASHTËZAKONSHME U SHPALL NË 6 RAJONE PAS TËRMETEVE 7.7 BALLË DHE 6.4 BALLË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 28
  • 1 min read

Naipiidaw (Naypyidaw), Birmani | Junta ushtarake në pushtet në Birmani ka nisur një apel urgjent për komunitetin ndërkombëtar për të ofruar ndihmë humanitare pas tërmetit 7.7 ballë dhe pasues 6.4 ballë.

 

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në gjashtë qarqe të vendit.

 

Udhëheqësi i juntës Min Aung Hlaing ka vizituar një spital në kryeqytetin Naipiidaw, ku ka lëndime masive të qytetarëve.

 

Ne duam që komuniteti ndërkombëtar të ofrojë ndihmë humanitare sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zëdhënësi i juntës Zaw Min Tun për agjencinë e lajmeve “AFP”, gjatë vizitës së tij në një spital në kryeqytet.

 

Shifrat e viktimave nuk janë ende të disponueshme, por fakti që qeveria e izoluar ushtarake po kërkon ndihmë, diçka që rrallë e bën pas fatkeqësive natyrore, sugjeron se kjo mund të jetë një fatkeqësi me të vërtetë në shkallë të gjerë.

 

Junta tha në një deklaratë se një gjendje e jashtëzakonshme ishte vendosur në gjashtë nga zonat më të goditura: Sagaing, Mandalai (Mandalay), Maguai (Magway) në shtetin verilindor Shan, Naipiidau dhe Bago.

 

Zëshënësi Zo (Zaw) Min Tun tha se dhurimet e gjakut ishin të nevojshme për pacientët në Mandalay, Naipiidaw dhe Sagaing.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page