top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KA 200 MILIONË € NË USB POR NUK MBAN MEND FJALËKALIMIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 5, 2023
  • 2 min read

Zvicër | Sado zhgënjyese të jetë mosmbajtja mend e një fjalëkalimi, për shumicën e njerëzve situata nuk ka gjasa të jetë aq serioze, sa ajo e z. Stefan Thomas, një inxhinier zviceran softuerësh, i cili nuk mund të kujtojë çelësin e aksesit për të hyrë në një USB, ku ka kursyer 226780171 milionë euro në Bitcoin.


35-vjeçari është ndër të parët që besoi te kriptovalutat, aq sa foli për këtë në një video në YouTube me titull “Çfarë është Bitcoin?”, në vitin 2011.


Blerësi i videos i kishte paguar Stefanit shumën prej 7002 Bitcoin.


Pak më shumë se grimca në atë kohë, por ekuivalente me qindra miliona sot.


Për të shmangur humbjet dhe vjedhjet, z. Stefan Thomas vendosi ta ruante portofolin me bitcoin, në një disk USB të njohur si IronKey, i koduar dhe i zhbllokuar vetëm me një fjalëkalim.


Por, tashmë, ai nuk e mban mend fjalëkalimin.


Ai ka bërë tashmë tetë përpjekje të pasuksesshme, dhe në të dhjetën flash drive do të fshinte plotësisht përmbajtjen, duke bërë që inxhinieri i IT të humbasë mbi 200 milionë €.


Nisur nga kjo situatë, ai mendoi t'i drejtohej një grupi hakerësh që merren pikërisht me këtë, duke rikuperuar shumat e kriptove të bllokuara nga fjalëkalimet e harruara: Të pashifruar. Vlerësohet se janë 130 miliardë € në botë, në të njëjtën situatë, me milionat e z. Stefani Thomas.


Nëse hakerët arrijnë t'i rikuperojnë, ata do të marrin një pjesë të shumës. Tani për tani, flash drive mbetet i mbyllur në një kasafortë në Zvicër.


Në rreth një vit punë – raporton enti mediatik “Wired – Unciphered”, ka blerë qindra IronKeys, tashmë jashtë prodhimit; ai foli me inxhinierët që projektuan modelin, dhe në muajin tetor gjeti një të metë, që pengon fshirjen e materialit pas 10 përpjekjeve të gabuara.


Tani është vetëm çështje kohe para se të merret me mend kombinimi.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page