top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KA ARDHUR KOHA PËR TË RISHQYRTUAR NDJEKJEN PENALE TË MUZIKËS HIP-HOP.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 1, 2023
  • 5 min read

Pittsburgh, Amerikë | Ndërsa festojmë 50 vjetorin e hip hopit, është koha të rishqyrtojmë paragjykimet tona ndaj zhanrit muzikor, dhe të krijojmë rregulla më të mira, se kur, ku, dhe si, mund të përdoren tekstet e hip hopit në gjykimet penale... Ndërsa festojmë 50-vjetorin e Hip Hop-it, është koha të rishqyrtojmë mënyrat se si tekstet e këngëve përdoren në procedurat ligjore, duke shqyrtuar paragjykimet e mbajtura për formën e artit. Ndërsa lindja e hip hopit ka nxitur biseda ndërkombëtare rreth realiteteve të të jetuarit në komunitete me burime të pamjaftueshme, ai gjithashtu është përballur me një shtyrje ligjore që në fillimet e tij. Qoftë presidenti i botës së lirë që denonconte një këngë, një label këshillues prindëror, që synonte të pengonte shpërndarjen, ose krijimi i një grupi pune për të parandaluar artistët të performonin në një qytet të caktuar, hip hopi ka qenë një nga format më të kriminalizuara të artit deri më sot. Ndryshe nga format e tjera të artit, hip hop-i është subjekt i një paradoksi unik brenda komunitetit ligjor. Disa mund të argumentojnë se kjo është për shkak të faktit se fushës ligjore i mungon thellësisht diversiteti - me më pak se 5% të avokatëve të zinj. Por, pavarësisht nga shkaku, mungesa e të kuptuarit të zhanrit ka pasoja të gjera. Kur bëhet fjalë për kriminalizimin e fjalës, rregullimi tradicionalisht ishte i rrënjosur në siguri. Për shembull, ne të gjithë e dimë se nuk mund të bërtisni “zjarr”, në një dhomë të mbushur me njerëz; megjithatë, kur bëhet fjalë për hip hopin, forma e artit shumë shpesh konsiderohet e dhunshme në fillim, dhe e rëndësishme për qëllime provash, shpesh me pak në rrugën e hetimit, dhe një shpërfillje totale për bazat paragjykuese në lojë. Ky rebus qëndron përpara dhe në qendër të një rasti të gjyqit të shantazhit të Young Slime Life (YSL), ku prokurorët e Atlantës po ndjekin akuzat e Aktit të Organizatave të Ndikuara dhe të Korruptuara (RICO), kundër reperit Jang Thag (Young Thug), z. Xhefri Uilliams (Jeffrey Williams). Një pjesë e madhe e asaj aktakuze përfshinte tekste dhe këngë të ndryshme për të vërtetuar ekzistencën e një elementi kriminal. Duket se në vend që të provohen elementet e krimit, ekzistenca e teksteve që lidhen me formën e artit, trajtohet si provë përfundimtare. Këto biseda të përditshme normative çojnë në pabarazi racore brenda sistemit të drejtësisë penale. Pavarësisht se është një zhanër i konsumuar kryesisht nga të bardhët, vlerësohet se në shumicën e rasteve kur tekstet e repit përdoren kundër një të pandehuri, ato bëhen kundër një personi lëkurëzi ose lëkurëkafe. Çfarë do të thotë kjo kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit? Studimet kanë treguar një element të lindur paragjykues në lidhje me tekstet e repit. Në disa raste, futja e thjeshtë e teksteve të tilla, mund të rrënjosë paragjykimet tek lojtarët kryesorë, në një çështje kundër një klienti. Ndërsa provat përkatëse janë të lejueshme në çdo rast, ka raste kur prokuroria përdor pjesë tekstesh kundër një të pandehuri, pavarësisht se tekstet e përmendura, nuk kanë të bëjnë me krimin e supozuar. Për shembull, në disa raste këngët janë krijuar para se të ndodhte vepra e supozuar kriminale, ose janë krijuar në rrethana që nuk ishin të rëndësishme për krimin e dyshuar, por, janë përdorur pavarësisht për të pikturuar një individ si dikush që është i dhunshëm dhe i dëmshëm për shoqërinë. Kjo mospërfillje e hapur, për mënyrën e përdorimit të teksteve në procedimet penale, mund të korrigjohet lehtësisht, duke ndryshuar rregullat e provave, për të kërkuar një hetim të mëtejshëm, mbi rëndësinë e përdorimit të tyre. Kjo do të ndihmonte për të siguruar që i pandehuri të ketë një gjykim të drejtë; do të ndihmonte gjithashtu në zbutjen e paragjykimeve ndaj viktimave që ndodhin gjithashtu të interpretojnë në këtë zhanër muzikor. Në shumë raste, kur ka një individ që ka humbur jetën, zhanri trajtohet si arsye për vdekjen e tij, përpara se të bëhet një hetim adekuat aktual për arsyet e vdekjes së tij. Mënyrat në të cilat komuniteti ligjor ka angazhuar hip hop-in kanë krijuar një stereotip të përhapur që qëndron si një pengesë për drejtësinë. Gjyqi i z. Xhamal Noks (Jamal Knox) ka qenë një rast studimi premierë në mënyrat në të cilat lidhet hip hop-i. Z. Noks (Knox), në një gjendje të frustruar, krijoi një këngë, që i referohej dy oficerëve, që kishin kontribuar së fundmi në një arrestim. Kënga përfshinte disa fjalë për përdorimin e thikës kundër oficerëve. Pas përfundimit të regjistrimit, një palë e tretë e ngarkoi atë në një faqe transmetimi. Gjykatat mbështetën akuzën penale ndaj z. Noks (Knox), për kërcënime pjesërisht për shkak se oficerët u emëruan drejtpërdrejt; krijimi i këngës shihej si një bazë e përshtatshme për të vendosur një qëllim për të dëmtuar, edhe nëse kënga nuk synohej të ishte një vepër e dënueshme. Dhe duke e hedhur poshtë këngën e z. Noks (Knox), si një grindje personale dhe jo një deklaratë më të gjerë politike kundër tejkalimit të policisë, nuk i’u dha peshë asnjë hetimi kulturor, për kritikat ndaj sjelljes së policisë. Një çështje faktike e diskutuar rrallë, por, e ngritur në rastin e z. Noks (Knox), është realiteti që kur këngët regjistrohen, ka shumë individë në hapësirën e studios që po kontribuojnë në krijimin e albumit. Megjithatë, nuk ka arrestime masive apo aktakuza kundër inxhinierëve, etiketave, prodhuesve apo shkrimtarëve fantazmë. Realiteti është se ndërsa një artist mund të jetë fytyra publike e një kënge, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është ai që e ka shkruar këngën, ose se po jeton stilin e jetës së portretizuar nga teksti i saj. Për shembull, narcocorridos, është një zhanër specifik i repit meksikan, me anë të të cilit një jetë kriminale romantizohet me fjalë dhe balada, por ekziston një fakt që vetë artistët mund të mos e kenë jetuar atë mënyrë jetese. Një çështje tjetër e ngritur nga çështja e z. Noks (Knox) është ajo e pretendimeve për abuzim të përhapur, sulm dhe survejim në duart e policisë. Këngët më të diskutueshme dhe famëkeqe në këtë zhanër, janë fokusuar në ekspozimin e dhunës policore, në një mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të vrazhdë. Megjithatë, deri më sot, nuk ka pasur asnjë oficer policie të arrestuar, akuzuar ose dënuar për sjellje të pahijshme, bazuar në një tekst në një këngë hip hop, ose një portret të bërë nga një reper. Analiza e përdorur gjatë vlerësimit të këtyre teksteve është përqendruar në ekzagjerimin dhe hiperbolën e artistëve dhe në formën e artit. Por nëse ekziston një besim kaq i fortë se këto tekste janë autobiografike, pse mungon përdorimi i tyre në hetimet e dhunës, dhe abuzimit të sponsorizuar nga shteti? Rregullimi i përmbajtjes së fjalës kërkon analizë subjektive, sepse, dënimi për shkeljen e rregullave të tilla mund të jetë i rëndë, duke përfshirë edhe burgimin, dhe humbjen e lirisë. Hip hop-i shpesh është keqkuptuar dhe keqkarakterizuar, duke çuar në paragjykime dhe diskriminim ndaj zhanrit muzikor, dhe ndaj fjalëve që përdorin njerëzit me ngjyrë. Kur analizoni tekstet e hip hop-it në një mjedis të drejtësisë penale, është e rëndësishme të keni një qasje subjektive që merr parasysh kontekstin dhe kuptimin unik të fjalëve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh ashpërsinë e dënimeve të mundshme. Një hetim hetimor i ngjashëm me faktorët Gibbs nevojitet për t'iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme: 1- Kush është krijuesi i vërtetë i këngës? 2- Kur është regjistruar kënga? 3- Sa përqind e këngës bëhet fjalë? 4- A ka tekste të tjera të njohura apo elemente kulturore që përmenden? 5- A është vepra përmbajtje origjinale? 6- Cili është qëllimi i këngës? Ndërsa inteligjenca artificiale përdoret gjithnjë e më shumë për të krijuar muzikë dhe art, mënyrat me dhe në të cilat hip hop ndërvepron me sistemin e drejtësisë penale do të bëhen më komplekse. Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për këto sfida, dhe të zhvillojmë qasje të drejta, për të analizuar tekstet e hip hop-it në një kontekst ligjor. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page