Rexho Kalabri | Ajo u përdhunua dhe u filmua për gati dy vjet, nga janari 2022 deri në fillim të nëntorit 2023.
Tani për ato abuzime të vazhdueshme tre të rinj që sapo kanë mbushur 18 vjeç janë arrestuar nga Policia në përfundim të hetimeve të koordinuara nga Prokuroria për të Mitur e Rexho Kalabrisë (Reggio Calabria), pasi ishin të mitur në momentin e ngjarjes.
Të tre akuzohen për dhunë të rënduar seksuale në grup, pasi është kryer në dëm të një vajze, e cila, në atë kohë ishte gjithashtu e mitur.
Por sipas prokurorisë ata ishin pjesë e bandës që dhunoi dy vajza në të njëjtën periudhë kohore.
Nuk është rastësi, në fakt, që dhuna u ndal në muajin nëntor të vitit 2023.
Më 15 nëntor të atij viti nisi operacioni “Masnada” me arrestimin nga Policia të tre pasardhësve të Ndrangheta-s.
Ndërsa një i katërt, i rritur, djali i një administratori lokal, mbeti i pagjurmueshëm, me akuzën e dhunës seksuale në grup ndaj dy të miturave, njëra prej të cilëve, u detyrua të vuante dhunën në një rast, ndërsa të tjerat shumë herë.
Gjatë operacionit të dyshuarve u sekuestruan kompjuterë, tabletë dhe celularë, të cilët, më pas rezultuan vendimtare për zhvillimet e hetimit.
Ndërsa hetimet vijuan, tetorin e kaluar u bënë arrestime të tjera ndaj subjekteve të moshës 21 deri në 32 vjeç.
Me kërkesë të Prokurorisë së Palmit janë dhënë nëntë urdhra, disa prej të cilëve kundër të arrestuarve të parë.
Një rezultat i marrë edhe falë zbulimit të videove të dhunës.
Hetimi penal, ndër të tjera, nuk ka dalë nga ankesa e viktimave, por ka qenë zhvillim i një hetimi tjetër.
Frika e shkaktuar, në një qytet të vogël si Seminara, nga disa prej torturuesve të tyre, bëri që vajzat të mos thoshin asgjë.
Dhe sapo historia doli në dritë me arrestimet e para, disa të afërm të njërit prej të dyve u përpoqën ta shtynin atë të heshte.
“Dhuna e ‘bandës, për shkak të lidhjeve familjare të të dyshuarve, ka qartë stigmatizimin e krimit të organizuar”, tha prokurori i Palmit në atë kohë, Emanuele Kreshenti (Crescenti).
Dhe përballë emrave të caktuar dhe të afërmve të caktuar, nuk është e lehtë për një vajzë të re të gjejë guximin të raportojë.
Tani, dy muaj pas arrestimeve të fundit, ka zhvillime të reja. Falë videove të dhunës të gjetura në celularët e disa prej të dyshuarve, hetuesit e komisariatit të Palmit të koordinuar nga Prokuroria për të Mitur në Rexho Kalabri (Reggio Calabria) e drejtuar nga z. Roberto Di Palma kanë rënë në gjurmët e tret ë miturve të arrestuar mëngjesin e sotëm.
Për ta nuk flitet për marrëdhënie me organizatën kriminale “Ndrangheta”, por edhe ata do të kishin qenë pjesë e atij grupi.
Aq sa, sipas prokurorisë, ata iu drejtuan metodës së rekrutimit të disa përdhunuesve të tjerë.
Nga hetimet e kryera dhe të kryera edhe me përgjime telefonike dhe mjedisore, për hetuesit policorë dhe Prokurorinë për të Mitur, rezultoi ekzistimi i indikacioneve të rënda të fajësisë ndaj tre të dyshuarve që drejtuan gjyqtarin hetues më 17 dhjetor 2024, për të rregulluar mbajtjen e tyre në institucionin penal për të mitur.
Sipas gjyqtarëve, tre të arrestuarit kishin zbuluar një personalitet krejtësisht të shkëputur nga rregullat e jetës civile dhe totalisht të orientuar drejt plotësimit të instinkteve më të errëta seksuale.
Në videot që tregojnë tmerrin e përjetuar nga vajza e vogël, dëgjojmë fraza tallëse dhe përçmuese të drejtuara nga të dyshuarit ndaj viktimës së tyre të vogël.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments