KALIFORNI: TESLA PO ZGJERON RRJETIN E SAJ SUPERCHARGER | SË SHPEJTI STACION ME 164 VENDE KARIKIMI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 16, 2024
- 1 min read
Kaliforni, Amerikë | Tesla po zgjeron rrjetin e saj Supercharger, me planet për të ndërtuar stacionin më të madh në botë në Kërn Kanti (Kern County), Kaliforni, me 164 vende karikimi.
Ky projekt ambicioz integron tenda diellore mbi çdo vend karikimi, dhe përfshin 16 vende karikimi tërheqës, për shoferët me rimorkio, së bashku me Tesla Megapacks, për ruajtjen e energjisë.
Stacioni lë të kuptohet për zhvillimin e mundshëm të fermës diellore aty pranë, duke treguar angazhimin e Teslës për energjinë e rinovueshme.
I pozicionuar në mënyrë strategjike pranë Lost Hills, ai do të kapërcejë stacionin më të madh aktual në Heris Renç (Harris Ranch), duke nënvizuar rritjen e shpejtë të rrjetit të Teslës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments